Tema: aspekte të menaxhimit të afarizmit bankar – tregu I kredidhënies si një ndër instrumentet e sigurimit të një rritjeje të QËndrueshme ekonomike në kosovë


TEMA: ASPEKTE TË MENAXHIMIT TË AFARIZMIT BANKAR – TREGU I KREDIDHËNIES SI NJË NDËR INSTRUMENTET E SIGURIMIT TË NJË RRITJEJE TË QËNDRUESHME EKONOMIKE NË KOSOVË



Download 1,86 Mb.
bet2/32
Sana10.02.2017
Hajmi1,86 Mb.
#2245
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   32

TEMA: ASPEKTE TË MENAXHIMIT TË AFARIZMIT BANKAR – TREGU I KREDIDHËNIES SI NJË NDËR INSTRUMENTET E SIGURIMIT TË NJË RRITJEJE TË QËNDRUESHME EKONOMIKE NË KOSOVË

Përgatitur nga: Lumnije Thaçi

Nën udhëheqjen e:
Prof. Dr. Suzana Panariti

Ky disertacion është përgatitur dhe është dorëzuar si pjesë e kërkesave të Universitetit të Tiranës për titullin Doktor i Shkencave.

Tiranë, 2016

ABSTRAKT
Duke pasur parasysh se industria bankare në vendet në zhvillim paraqet burimin kryesor të financimit për sektorin privat dhe ekonominë familjare, autori ka analizuar ndikimin e kredive në ekonomi. Mirëpo, përveç ndikimit të kredive agregate në ekonomi, autori do të analizojë edhe efektin e pavarur të kredive të ndërmarrjeve dhe kredive të ekonomive familjare në rritjen ekonomike, nëpërmjet analizave sasiore dhe cilësore, për të kuptuar efektin e tyre në rritjen ekonomike dhe mirëqenien sociale.
Që efekti i kredive, e sidomos i kredive në sektorin privat, të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik, është i nevojshëm përmirësimi i institucioneve në përdorimin e instrumenteve të reja financiare të kreditimit. Gjithashtu, edhe rritja e konkurrencës në industrinë bankare do të lehtësonte qasjen e firmave ndaj kredive.
Përveç ndikimit të kredive në ekonomi, në këtë punim do të analizohet edhe menaxhimi i risqeve bankare, ku fokusi në këtë punim do të jetë te risku kreditor. Sipas hulumtimit të bërë, rezultoi që për bankat faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në riskun kreditor janë gjendja ekonomike në vend dhe vështirësitë e huamarrësit nga paaftësia për të kryer obligimet financiare. Por, i rëndësishëm për industrinë bankare është zbatimi i rregulloreve të Bazelit III lidhur me plotësimin e kërkesave për kapital të mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga risqet e ndryshme.
Gjithashtu, punimi përfshin edhe një analizë literature lidhur me hulumtimet e kryera në këtë fushë, si dhe një studim të realizuar nga autori me shtatë bankat komerciale, për të kuptuar mënyrat e menaxhimit të afarizmit bankar në bankat komerciale në Kosovë dhe për të bërë krahasime dhe sugjerime, brenda bankave në vend dhe vendeve të rajonit.

ii
FALËNDERIME

Për të shprehur fjalët e duhura të falënderimeve ndaj njerëzve të cilët kanë qenë vazhdimisht në përkrahje të synimeve tua është e vështirë. Megjithatë, unë do mundohem të gjej disa fjalë të sinqerta për të shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që kanë qenë mbështetës të realizimit të qëllimeve të mia.
Së pari, dua të falënderoj Prof. Dr. Suzana Panaritin, udhëheqësen time në këtë punim, e cila, me një profesionalizëm shumë të lartë dhe ndihmë të konsiderueshme, më inkurajoi, më këshilloi dhe më sugjeroi gjatë gjithë procesit të disertacionit për realizimin e studimit.
Falënderoj për këshillat dhe sugjerimet e vlefshme edhe shefin e Departamentit, Prof. Dr. Shyqyri Llaci dhe Prof. Dr. Vasilika Kume.
Falënderoj edhe organet udhëheqëse të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, të cilët çdo herë kanë qenë të gatshëm të ofrojnë të gjitha të dhënat, të cilat kanë qenë të nevojshme për hulumtim. Një falënderim special shkon edhe për të gjithë miqtë e mi të afërm dhe të largët, e posaçërisht për kolegen time, Prof. Dr. Ardiana Gashi, e cila më mundësoi sigurimin e programeve kompjuterike për përpunimin e të dhënave.
Një falënderim i veçantë shkon për familjen time të ngushtë, sepse me mirëkuptimin dhe inkurajimin e tyre e kam pasur shumë më të lehtë që të tejkaloj të gjitha sfidat gjatë realizimit të studimit.
Ky punim i dedikohet dy prindërve të mi, të cilët nuk jetojnë më. Pikërisht falë nxitjes së tyre, jam këtu ku jam sot.

Me respekt: Lumnije Thaçi

iii
Përmbajtja




PËRMBAJTJA

Abstrakt…………………………………………………………………………………………………………………………………………………ii


Falënderime ………………………………………………………………………………………………………………………………………….iii
Përmbajtja……………………………………………………………………………………………………………………………………………..iv
Tabelat vii
Grafikët viii
Tabela e shkurtimeve x
KAPITULLI 1. SEKTORI BANKAR NË KOSOVË 1
1.1 Hyrje 1
1.2 Historiku i zhvillimit të sistemit bankar në Kosovë 4
1.2.1 Periudha 1999 – 2008 4
1.2.2 Periudha 2008 – 2014 10
1.2.2.1 Ligji për Sigurimin e Depozitave 11
1.2.2.2 Zhvillimi i sistemit të pagesave 12
1.2.2.3 Sistemi i regjistrimit të kredive 12
1.2.2.4 Rregullorja për kontrollet e brendshme dhe auditimin e brendshëm 13
1.2.2.5 Rregullorja për auditimin e jashtëm të bankave 14
1.2.2.6 Rregullorja për tregun e letrave me vlerë 14
1.2.2.7 Licencimi 15
1.2.2.8 Profili rregullativ i BQK-së 16
1.2.2.9 Veprimtaria e mbikëqyrjes financiare 17
1.3 Përmbledhje e afarizmit të sektorit bankar 2008 – 2014 19
1.4 Zhvillimi i ambientit për biznes bankar 27
1.4.1 Profili makroekonomik 27
1.5 Qëllimet dhe objektivat e punimit 32

iv
Përmbajtja


KAPITULLI 2. SISTEMI BANKAR NË VENDET NË TRANZICION 36
2.1 Historiku i zhvillimit të sistemit bankar në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore 36
2.2 Ndikimi i krizës financiare në vendet e EQL-së 40
2.3 Struktura pronësore dhe përqendrimi i sektorit bankar në EQL 43
2.4 Aktiviteti kreditor në EQL 45
2.5 Raporti asete/GDP në EQL 47
2.6 Treguesit e profitabilitetit (RoA, RoE) 50
KAPITULLI 3. ANALIZA E LITERATURËS 53
3.1 Ndërmjetësimi financiar nga bankat komerciale 53
3.2 Kreditë bankare dhe rritja ekonomike 65
3.3 Kuadri ligjor për menaxhimin e risqeve në bankat komerciale 75
3.3.1 Evoluimi i standardeve të kapitalit dhe risqeve bankare 75
3.4 Kategoritë e risqeve 79
3.4.1 Risku kreditor 80
3.4.2 Risku i likuiditetit 87
3.4.3 Risku i normës së interesit 92
3.5 Konkluzione nga analiza e literaturës dhe hipoteza 97
3.5.1 Ndërmjetësimi financiar nga bankat komerciale 97
3.5.2 Kreditë bankare dhe rritja ekonomike 99
3.6.1 Risku i kredisë 101
3.6.2 Risku i likuiditetit 103
3.6.3 Risku i normës së interesit 104
KAPITULLI 4. METODOLOGJIA E STUDIMIT 106
4.1 Strategjia e studimit 106
4.1.1 Metoda sasiore 106
4.1.2 Modeli ekonometrik 108
4.1.3 Metoda cilësore 113
4.2Kontributi i punimit 114
4.3 Kampioni 115
4.4 Kufizimet e punimit 117
4.5 Vlerat teorike dhe praktike të punimit 119

v
Përmbajtja




KAPITULLI 5. FAKTE DHE ANALIZË - NDIKIMI I KREDIVE NË RRITJEN EKONOMIKE 122
5.1 Ndërmjetësimi financiar nga bankat komerciale 122
5.2 Sistemi kreditor në vendet në zhvillim 124
5.3 Lidhja ndërmjet kredive dhe zhvillimit ekonomik 126
5.3.1 Kreditimi dhe ekonomia kosovare 129
5.3.1.1 Specifikimi i modelit ekonometrik 130
5.3.1.2 Rezultatet e analizës 131
5.3.1.3 Interpretimi i rezultateve 134
5.4 Shërbimet e ndryshme të ofruara nga bankat 137
5.5 Aktiviteti kreditor i bankave komerciale 139
5.6 Ndërmjetësimi financiar në vendet e EQL-së 150
5.6.1 Struktura e kredive 153
KAPITULLI 6. FAKTE DHE ANALIZË - MENAXHIMI I RISQEVE NË SEKTORIN BANKAR 155
6.1 Menaxhimi i riskut kreditor 155
6.1.1 Analiza e kredive 156
6.1.2 Kreditë joperformuese 167
6.1.3 Huat joperformuese në EQL 169
6.2. Menaxhimi i riskut të likuiditetit 173
6.3 Menaxhimi i normës së interesit 180
6.3.1 Strategjitë për mbrojtje nga risku i kamatave 182
KAPITULLI 7. KONKLUZIONE PËRFUNDIMTARE 186
7.1 Krahasimi me rajonin 186
7.2 Konkluzione dhe rekomandime 188
7.4 Propozime për kërkime të mëtejshme 196
ANEKSI A. PYETËSORI 198
ANEKSI B. INTERVISTA 210
ANEKSI C. Evidencë empirike e ndërmjetësimit financiar nga bankat dhe rritja ekonomike 196
BIBLIOGRAFIA 223
vi
Përmbajtja
LISTA E TABELAVE

Tabela 1.1: Numri i institucioneve financiare 19


Tabela 1.2: Struktura e aseteve të sektorit bankar 21
Tabela 1.3: Struktura e detyrimeve të sektorit bankar 23
Tabela 1.4: Tregues kyçë të sektorit bankar,në përqindje 26
Tabela 1.5: Tregues të kapacitetit të sektorit bankar 26
Tabela 1.6: Renditja e lehtësiarve të të bërit biznes në Kosovë 28
Tabela 1.7: Norma e rritjes së GDP-së reale në vendet e Ballkanit Perëndimor 30
Tabela 3.1: Fazat e marrëveshjeve për kërkesat e kapitalit sipasBCBS 78
Tabela 5.1: Bruto Produkti Vendor dhe kreditimi në Kosovë (në miliona euro) 2006-2013 129
Tabela 5.2: Përshkrimi statistikor 131

Tabela 5.3: Rezultatet e regresionit sipas metodës së katrorëve të vegjël (OLS) 132

Tabela 5.4: Rezultatet e regresionit sipas metodës së katrorëve të vegjël (OLS) 133

Tabela 5.5: Rezultatet e regresionit sipas metodës së katrorëve të vegjël (OLS) 134

Tabela 5.6: Llojet e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga bankat në Kosovë dhe instrumentet

financiare 138

Tabela 5.7: Interesimi për aktivitet huamarrës 140
Tabela 5.8: Struktura e kredive për individë dhe biznese sipas qëllimit 141
Tabela 5.9: Normat e interesit për kredi personale, biznesore dhe për blerjen e shtëpive, mesatarja .. 148
Tabela 5.10: Faktorët që ndikojnë në përcaktimin e normave të interesit (numri i përgjigjeve) 149
Tabela 6.1: Faktorët sipas rëndësisë në vlerësimin e kredive (numri i përgjigjeve) 159
Tabela 6.2: Fazat e menaxhimit të riskut të kredisë (numri i përgjigjeve) 161
Tabela 6.3: Masat që bankat kanë dhe mund të përdorin në rast të kapitalit të pamjaftueshëm 166
Tabela 6.4: Vlerësimi i parametrave 169
Tabela 6.5: Metodat e përdorura për drejtimin e likuiditeti 174
Tabela 6.6: Burimet e sigurimit të likuiditetit 174
Tabela 6.7: Kërkesat më të shpeshta për sigurimin e likuiditetit 176
Tabela 6.8: Norma mesatare e kamatës për depozita 12-mujore 179
Tabela 6.9: Strategjitë për mbrojtje nga risku i normave të kamatës, numri i bankave 182

vii
Përmbajtja



LISTA E FIGURAVE

Figura 1.1: HHI për asete, kredi dhe depozita 20


Figura 1.2: Kontributi në rritjen e kredive sipas sektorëve, në pikë përqindje 22
Figura 1.3: Struktura e kredive sipas afatit të maturimit, në përqindje 22
Figura 1.4: Struktura e depozitave të afatizuara, në përqindje 23
Figura 1.5: Mesatarja e normave të interesit, në përqindje 24
Figura 1.6: Profiti neto, të hyrat dhe shpenzimet, në miliona euro 25
Figura 1.7: Treguesit e profitabilitetit 25
Figura 1.8: Norma mesatare vjetore e inflacionit në EJL 30
Figura 1.9: Deficiti i llogarisë rrjedhëse në EJL, në përqindje të GDP-së 31
Figura 2.1: Prezenca e bankave me pronësi të huaj (përqindja totale e aseteve) 44
Figura 2.2: EQL: Ndarja e tregut në top 5 bankat (përqindja e aseteve totale) 45
Figura 2.3: Rritja e huave reale në EQL dhe në zonën euro 46
Figura 2.4: Rritja e huave në valutën LCY dhe valutën EUR në EQL 46
Figura 2.5: Huatë në valutën LCY (përqindja e totalit) në EQL 47
Figura 2.6: Trendet e raportit asete/GDP në EQL 48
Figura 2.7: Ndryshimi i aseteve totale 2011-2013 në EQL dhe zonën euro 49
Figura 2.8: Trendet e raportit asete afatgjata/ GDP 50
Figura 2.9: Kthimi afatgjatë në ekuitet (RoE, %) në EQL 51
Figura 2.10: Kthimi në asete (RoA, %) në EJL 52
Figura 2.11: Kthimi në ekuitet (RoE, %) në EJL 52
Figura 5.1: Struktura e portfolios së kredive, përqindjae shumës së kredive 140
Figura 5.2: Struktura e portfoliosë së kredive sipas kohëzgjatjes, përqindja e kredive 143
Figura 5.3: Struktura e portfolios së kredive sipas sektorëve ekonomikë, përqindja e kredive 145
Figura 5.4: Kreditë e pranuara dhe të refuzuara, në % 146
Figura 5.5: Lehtësirat e marrjes së kredive në Kosovë dhe ekonomitë krahasuese 147
Figura 5.6: Trendet e raportit hua afatgjata / GDP në EQL dhe zonën euro 151
Figura 5.7: Trendet e raportit hua/GDP në EQL 151
Figura 5.8: Ndërmjetësimi financiar në EQL dhe në zonën euro 153
Figura 5.9: Huatë nga segmentet e bizneseve në EJL 154
Figura 6.1 : Kreditë me rrezikshmërinë më të lartë, numri i bankave 162
Figura 6.2: Përcaktimi i limiteve në kreditim 163
Figura 6.3: Kontrolli i kredive 165
Figura 6.4: Faktorët që ndikojnë në dallimin midis normave të interesit të kredive dhe depozitave 167
Figura 6.5: Pjesëmarrja e risqeve në riskun total, në përqindje 168

viii
Përmbajtja


Figura 6.6: Norma e NPL-ve në nënregjionet e EQL-së 171
Figura 6.7: Tregjet me normën e NPL-ve < 10 % në EQL 171
Figura 6.8: Tregjet me normën e NPL-ve > 10 % 172
Figura 6.9: Rëndësia e faktorëve në përcaktimin e nevojave për mjete likuide 175
Figura 6.10: Burimet e mundshme të ofertës për plotësimin e kërkesave për likuiditet, mesatarja 176

ix
Përmbajtja


AKRONIME

BPK - Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës


AQBK – Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës
BQK – Banka Qendrore e Republikës së Kosovës
BERZH – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
KBMB – Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrje Bankare
GDP– Produkti i Brendshëm Bruto
RSF – Raporti i Stabilitetit Financiar
IHH – Indeksi Herfindahl-Hirschman
BRK– Byroja për Regjistrimin e Kredive
LSD – Ligji për Sigurimin e Depozitave
FMN – Fondi Monetar Ndërkombëtar
BQE – Banka Qendrore Europiane
EQL- Evropa Qendrore dhe Lindore
EJL – Evropa Juglindore
EQ – Evropa Qendrore
SHK – Shtetet e pavarura të Komonvellit (CIS)
RoA – Kthimi në asete
RoE – Kthimi në ekuitet
LCY – Valuta vendore
FCY – Valuta e huaj
EUR – Valuta euro
yoy – Nga viti në vit pp -pikë përqindje r.h.s – ana e djathtë
x

KAPITULLI 1

_____________


INDUSTRIA BANKARE NË KOSOVË

1.1 Hyrje

Është një fakt i njohur që bankat luajnë disa role në çdo ekonomi. Dhe këto role kanë për qëllim sigurimin e sistemit të shëndoshë financiar dhe stabilitetin ekonomik. Është e padiskutueshme se sistemi bankar është motori i rritjes në çdo ekonomi, duke pasur parasysh funksionin e tij të ndërmjetësimit financiar. Ndërmjet këtij funksioni, bankat në mënyrë të lehtësuar formojnë kapitalin dhe bëjnë promovimin e rritjes ekonomike (Omankhanlen, 2012).


Gjatë epokës socialiste, në të gjithë rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) ekzistonte një sistem monobankë. Me reformën e sektorit bankar pas vitit 1990, këto vende shfuqizuan ish-sistemin monobankë dhe themeluan të ashtuquajturin sistem bankar me dy nivele, i cili është tipik për ekonominë e tregut. U zbatua konsolidimi i bankave komerciale dhe privatizimi nga investitorët e vendit dhe të huaj. Me pjesëmarrjen e bankave të huaja, shërbimet e reja janë futur në një kohë të shkurtër në këto vende dhe, në krahasim me sistemin monobankë të epokës socialiste, praktikat e menaxhimit të riskut të bankave dhe efikasitetit financiar janë përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme (Banincova, 2012).
Ritmi i shpejtë i zgjerimit të kredive në vendet e EQL-së, në përgjithësi nga një bazë e ulët, është e mundur të jetë nxitur nga një proces “zëre hapin”. Në përgjithësi, kjo tendencë është parë si një pasojë normale dhe pozitive e shkallës së rritjes, themelimit dhe ristrukturimit. Nga ana e ofertës, institucionet e huaja financiare, që hyjnë në këto tregje me qëllim të fitimit të shpejtë të tregut, shpesh kanë lehtësuar financimin në zgjerimin e shpejtë të kredisë. Risku i rritjes së shpejtë të kredive është nënvlerësuar, për shkak të vështirësive të matjes së parashikimeve të aktivitetit të përgjithshëm ekonomik dhe lidhjes së tij me humbjet e kredisë. Si rezultat i kësaj,

1
Sektori bankar në Kosovë


janë ndërmarrë masat e kujdesshme dhe mbikëqyrëse për të frenuar rritjen e kredisë (Hilbers, Robe, Pazarbasioglu, Johnesen, 2005).


Nga kriza e fundit financiare, industria bankare në EQL regjistroi një model të vëllimit të rritjes më pak dinamike se ai para krizës (Revoltella, Mucci, 2011). Edhe pse bankat në vendet në tranzicion kanë bërë hapa të shpejtë në përmirësimin e performancës dhe shërbimeve që prej fillimit të viteve 1990, industritë bankare në ekonomitë në tranzicion ende nuk e kanë thellësinë financiare të homologëve të tyre në vendet e zhvilluara (Bonin, Hasan, Wachtel, 2013).
Kur merret parasysh performanca dhe shkalla e zhvillimit të institucioneve financiare të Kosovës, po ashtu duhet të merren parasysh edhe disa faktorë me ndikim të madh. Faktori më i rëndësishëm për trajtimin e shkallës të zhvillimit të institucioneve financiare është padyshim e kaluara e tyre historike. Kosova doli nga okupimi në vitin 1999, kështu që më së shumti përqendrohemi në institucione financiare që janë bërë funksionale pas këtij viti. Sektori financiar në vendet e zhvilluara ka histori të gjatë, që e nënkupton stabilitetin e tij. Në Kosovë e kemi një situatë më specifike, për shkak të faktit se nuk kishte zhvillim të qëndrueshëm të vendit – një parakusht për funksionim të sistemit financiar (Dërmaku, Luboteni, Berisha, 2012). Për shkak të këtyre zhvillimeve edhe mund të shtrohet pyetja: A është industria bankare motorri i rritjes në ekonomi, duke pasur parasysh funksionin e tij të ndërmjetësimit financiar?
Pas kësaj periudhe kishte një zhvillim dinamik të kësaj industrie, si në aspektin e rregullimit dhe mbikëqyrjes nga ana e BQK-së ashtu edhe në aspektin e zgjerimit të gamës së produkteve dhe shërbimeve bankare.
Funksionet e ndryshme të bankave tregojnë rëndësinë e tyre për një sistem efektiv dhe stabil bankar, si i domosdoshëm për ekonominë e vendit. Prandaj, mbikëqyrësit e bankave kanë një përgjegjësi të shtuar për monitorimin dhe ruajtjen e operimit të shëndoshë të industrisë bankare të një vendi.
Për më tepër, sipërmarrësve individualë apo investitorëve zakonisht iu mungon kapitali i mjaftueshëm për të vazhduar me projektet e tyre. Bankat komerciale ofrojnë shërbime të

2
Sektori bankar në Kosovë


ndërmjetësimit, që i bashkojnë kursimtarët dhe investitorët, duke i kanalizuar në mënyrë teorike fondet e investimeve për përdorimet që sjellin normën më të lartë të kthimit, duke e zmadhuar specializimin dhe ndarjen e punës (Todaro, 2003). Modeli neoklasik i rritjes na tregon se një rritje në investimet e efektshme të kursimeve në projekte të reja dhe inovative është një nga gjeneratorët kryesorë të rritjes ekonomike (cituar në Armenta).


Dhënia e kredive është një vlerë më rëndësi, sepse mjetet e mobilizuara mund të shfrytëzohen racionalisht, duke i përdorur në sferën e prodhimit, në shpejtimin e procesit të riprodhimit, të qarkullimit dhe te sektorët e tjerë, të cilët llogariten si sektorë që përshpejtojnë zhvillimin ekonomik. Mirëpo, edhe në këtë fushë hulumtimet empirike lidhur me ndikimin e kredive në zhvillimin ekonomik janë shumë të pakta, e sidomos në rajonin e EJL-së. Autori është i mendimit se kreditë janë mjaft të rëndësishme dhe një ndër faktorët kryesorë në stimulimin e zhvillimit ekonomik në rajon, prandaj edhe fokusi në pjesën e parë të këtij punimi do të jetë analiza e rolit të kredive dhe ndikimi i tyre në rritjen ekonomike (Rritja e kredive në GDP), ku interesi kryesor në këtë punim do të jetë Kosova.
Në mënyrë që të vazhdojnë së ekzistuari, bankat duhet të arrijnë të operojnë me rezultate pozitive. Për ta arritur këtë, bankat duhet të ndërmarrin risqe dhe risqet kryesore me të cilat ballafaqohen bankat gjatë operimit të tyre janë: risku i kredisë, risku i likuiditetit, risku operacional, risku i tregut etj. Përcaktimi dhe përkufizimi i saktë i kredive joperformues nga ana e bankave është me rëndësi të veçantë, me qëllim që bankat në vendet në zhvillim të zvogëlojnë borxhet në bilancet e tyre me qëllimin e vetëm arritjen e një stabiliteti financiar dhe ekonomik. Si rezultat i kësaj, përkufizimet e këtyre risqeve janë përmirësuar vazhdimisht me kalimin e viteve, me ndihmën edhe të kërkesave të kapitalit si mbrojtje ndaj secilit prej këtyre risqeve.
Për shkak të globalizimit, inovacioneve financiare dhe kompleksitetit gjithnjë në rritje të afarizmit bankar, ekspozimi i tyre ndaj risqeve të ndryshme është gjithnjë në rritje. Rëndësia e tij u vërtetua edhe më tepër me paraqitjen e krizës financiare të vitit 2007, sepse kjo periudhë kohore e tregoi edhe një herë neglizhencën ndaj menaxhimit të riskut, si të autoriteteve

3
Sektori bankar në Kosovë


rregullatore ashtu edhe të menaxhimit nga ana e bankave. Prandaj, është përgjegjësi e të dyja palëve që ky risk të identifikohet në kohën e duhur dhe të zbatohen masa mbrojtëse adekuate, me qëllim që të mos ketë ngecje në suksesin e industrinë bankare. Prandaj, edhe mund të shtrohet pyetja: Pse është i një rëndësie të veçantë menaxhimi adekuat i risqeve në industrinë bankare? Autori është i mendimit se, për shkak të një menaxhimi joadekuat, vazhdimisht ka pasur përsëritje të krizave. Arsyeja tjetër është se kriza e fundit financiare u transmetua më vonë në mënyrë progresive e të pandalshme edhe në aktivitetin ekonomik, në fillim në vendet e zhvilluara, e më vonë edhe në vendet në zhvillim, edhe pse hulumtimet empirike në vendet e rajonit nuk e mbulojnë shumë këtë fushë. Pasojat e para të kësaj krize kanë qenë të lidhura me shtrëngimin e kredidhënies ku si rezultat kemi rënien e konsumit dhe investimeve, që u reflektua edhe në rënien ekonomike. Prandaj, si rezultat i kësaj, autori e pa të nevojshme që në pjesën e dytë të këtij punimi të jetë analiza e llojeve të ndryshme të risqeve (me fokus te risku kreditor), me të cilat përballet industria bankare në rajon, ndërkohë që interesi në këtë analizë do të jetë Kosova.


1.2 HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË SISTEMIT BANKAR NË KOSOVË

Kjo pjesë në tërësi do të përmblidhet nga një vështrim historik i rrethanave dhe fakteve mbi bazën e të cilave ka zënë fill dhe është zhvilluar gradualisht industria bankare e Kosovës. Është përcaktuar kjo periudhë në mënyrë që të jepet një pasqyrë e qartë mbi rrjedhën e zhvillimit të industrisë bankare që nga paslufta e deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Përveç të tjerash, industria bankare gjatë kësaj periudhe i është nënshtruar një procesi unik të zhvillimit.



1.2.1 Periudha 1999 – 2008

Periudha e vitit 1990 – 1999 është e njohur si më e errëta në historinë e Kosovës moderne, për shkak të faktit se gjatë kësaj periudhe Kosova ishte subjekt i okupimit klasik nga Serbia. Nëse deri në vitin 1990 Kosova ka pasur disa kompetenca politike dhe ekonomike në duart e veta,

4
Sektori bankar në Kosovë

pas vitit 1990 të gjitha fuqitë ekonomike dhe politike u transferuan në Beograd. Sistemi serb i pushtimit në Kosovë u instalua në aspekte të jetës së përditshme. Ai së pari filloi me transferimin e pushteteve politike dhe më vonë me ato ekonomike, duke ndërhyrë në sistemin financiar të asaj kohe. Ndërhyrja e Serbisë ishte e menjëhershme me mbylljen e Bankës Popullore të Kosovës dhe me marrjen e subjektivitetit të bankave të tjera në Kosovë. Meqenëse tregu financiar në Kosovë ka dalë në formën e tregut bankar, ndërhyrja e Serbisë është drejtuar kundër industrisë bankare të Kosovës. Industria bankare e Kosovës ishte një pjesë integrale e sistemit ekonomik dhe politik në Kosovë dhe shkatërrimi i sovranitetit të Kosovës ka përfshirë edhe industrinë e saj bankare. Shumë kursime ishin të humbura, duke përfshirë edhe ekonominë që ishte subjekt i blerjeve financiare nga aparati shtetëror serb. Pasi që bankat ishin nën juridiksionin e drejtpërdrejtë të Serbisë, funksionimi i ekonomisë private të shqiptarëve të Kosovës ishte i kufizuar për të vepruar brenda kësaj kornize bankare. Biznesi i institucioneve financiare në Kosovë ishte një risi, pasi ishte i pari që të ketë institucione financiare me një motiv të profitit dhe në pronësi private. Shumica e institucioneve financiare në Kosovë janë me pronësi private, pra ekzistenca e tyre është e lidhur me aderimin në parimet e ekonomisë së tregut (Dërmaku, Luboteni, Berisha, 2012).


Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës (BPK) u themelua në nëntor të vitit 1999, ndërsa më vonë (në gusht të vitit 2006) i transformuar në Autoritet Qendror Bankar të Kosovës (AQBK), është paraardhës i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), institucion ky që u mandatua me ligjin për BQK-në- Ligji Nr. 03/L- 074, i datës 5 qershor 2008.
Para konfliktit të vitit 1999, Kosova kishte katër banka kryesore. Mirëpo asetet, huat, depozitat, kapitali dhe të dhënat e tjera nuk raportoheshin nëpërmes bilancit bankar, me përjashtim të
Bankës Ekonomike. Midis bankave ‘kryesore’ nga periudha e vitit 1999, vetëm dy banka të licencuara më parë u konsideruan të afta për të kryer operacione të kufizuara pagesash brenda një muaji, si dhe për të filluar disa operacione të tjera brenda një periudhe dymujore. Mirëpo, një aftësi e tillë ishte e dyshimtë dhe deri në tremujorin e parë të vitit 2000, asnjëra nga bankat
‘kryesore’ nuk konsideroheshin të afta për të marrë licencën (BB, 2000).

5
Sektori bankar në Kosovë


Pas luftës Kosova nuk kishte asnjë bankë të vetme, kështu që në janar të vitit 2000 jepet licenca e parë bankare me emrin The Kosovo Micro Enterprise Bank “MEB”, që ishte një projekt i përbashkët i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe firmës gjermane Projekti i Konsultës Ndërkombëtare (IPC). Kjo bankë (MEB) e filloi punën me synimin për të krijuar kushte për punësim dhe krijim të të ardhurave, duke dhënë kredi të vogla për ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Ajo më vonë e ndryshoi emrin e saj në ProCredit Bank, për t’u pasuar nga bankat e tjera me kapital vendas dhe të huaj.


Në Kosovë aktualisht ekzistojnë banka vendore dhe të huaja (Dërmaku, Luboteni, Berisha, 2012). Në ndërkohë, gjatë vitit 2001 dhe 2002 janë licencuar nga ana e BQK-së edhe gjashtë banka të tjera. Të gjitha këto banka, pas depozitimit të mjeteve financiare, i fituan kompetencat gjegjëse për veprim në tregun financiar dhe kapacitete të mjaftueshme për kryerjen e afarizmit të tyre lidhur me ndërmjetësimin financiar.
Një nga sfidat e shumta që Kosova përballoi pas konfliktit ishte zgjedhja e një strukture monetare. Duke pasur parasysh ngutjen e madhe për zotërime në para të gatshme të këmbimit valutor dhe zhdukjen e dinarit jugosllav si një mjet transaksionesh, nuk ishte befasuese që në shtator të vitit 1999, me anën e një prej rregullave të tij të parë “mbi monedhën e lejuar për përdorim në Kosovë”, UNMIK-u aprovoi përdorimin e markës gjermane dhe të monedhave të tjera në Kosovë. Adoptimi i strukturës monetare, e bazuar në përdorimin e markës, u paraqit si një zgjidhje e natyrshme. Përdorimi i një monedhe të qëndrueshme ishte i rëndësishëm në mirëmbajtjen e një stabiliteti makroekonomik dhe luante një rol vendimtar në rindërtimin e besimit të njerëzve në sektorin financiar. Ajo, gjithashtu, u përcaktua që të siguronte një mbështetje domethënëse për një strategji zhvillimi të drejtuar nga jashtë, e cila, më shumë sesa një zgjedhje, ishte një nevojë, duke pasur parasysh përmasat e tregut të brendshëm (BQK, 2014).
Hedhja në qarkullim e euros në vitin 2002 përfundoi me sukses. Adoptimi i euros si një monedhë kombëtare solli gjithashtu stabilitet monetar në Kosovë. Eurozimi shpesh përkufizohet si adoptimi i euros si monedhë ligjore dhe monedhë zyrtare nga autoritetet e një

6
Sektori bankar në Kosovë


vendi jashtë Zonës Euro. Ky përkufizim nënkupton gjithashtu që autoritetet vendosën që të refuzonin instrumentet e politikave të tyre monetare dhe të braktisin monedhën e tyre kombëtare (BQK, 2014).


Problemet imediate që përfshinin atë periudhë ishin mungesa e bankave të përgatitura për të konkurruar në linja komerciale; mosekzistimi i informacionit të saktë financiar dhe sistemeve të menaxhimit në industrinë bankare; mungesa e infrastrukturës së industrisë bankare (si ligjet, aftësia juridike, rregulloret, kuadri i kontabilitetit dhe revizionit), çka do të siguronte drejtimet dhe parametrat e nevojshëm për një industri bankare të menaxhuar mirë dhe funksionuese; mungesa e ndërmjetësimit financiar (depozitimi dhe huadhënia) që rezultoi nga mungesa e besimit publik, keqadministrimi i burimeve në të kaluarën dhe politizimi i huadhënies bankare; prania e vetëm një numri të vogël dhe të kushtueshëm shërbimesh bankare, si transferimet të cilat siguroheshin më shumë nga kompanitë e udhëtimeve ose në mënyrë informale sesa përmes bankave; dhe pohimet se mund të ndodhin mashtrime, pastrim parash dhe aktivitete të tjera të paligjshme, nëse sistemi i mbikëqyrjes nuk është i efektshëm (BB, 2000).
Menjëherë pas luftës, sikurse në të gjithë sektorët e tjerë të shoqërisë, edhe në këtë sistem çdo gjë ka filluar nga zeroja. Me qëllim të vendosjes së një sistemi efektiv financiar dhe bankar, Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (BPK), qysh në vitin 1999, ka aprovuar Rregulloren mbi licencimin e bankave dhe Rregulloren mbi mbikëqyrjen e tyre. Vendosja e një legjislacioni bankar ishte e rëndësisë së madhe për koordinimin dhe realizimin teknik të mbështetjes së donatorëve për rindërtim, sidomos për financimin e zhvillimit të NVM-ve. Me vënien në funksion të këtij autoriteti krijohen parakushtet esenciale për të përballuar sfidat që vinin si pasojë e mungesës së shërbimeve bazike bankare në vend. Ndër aktivitetet kryesore në fazën e hershme të zhvillimit ishin: ofrimi i shërbimeve bazike të sistemit të pagesave; hartimi i kornizës rregullative për të krijuar kushtet ligjore për licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e bankave komerciale.
Në vazhdim të themelimit të bankave në Kosovë, ishte një fenomen kur njerëzit dëshironin të merrnin kredi me çfarëdo kushti, duke injoruar kushtet e kredisë dhe duke menduar se tregu

7
Sektori bankar në Kosovë


bankar vepron me rregullat e vjetra, ku ishte shkalla e lartë e inflacionit dhe shlyerja e kredisë në sasi shumë të ulëta. Bankat në Kosovë kanë aplikuar një politikë të normave të larta të interesit, të atribuuar josigurisë politike në Kosovë. Politika konservative e bankave ishte e kushtëzuar gjithashtu nga efiçienca shumë e ulët e gjykatave, që janë neglizhuar në procesimin e rasteve të huave të këqija, diçka që ka një ndikim në rritjen e normës së interesit me qëllim të mbulimit të kredive të këqija (Dërmaku, Luboteni, Berisha, 2012).


Sipas Rregullores për Licencimin, Mbikëqyrjen dhe Rregullimin e Bankave, bankat organizohen si shoqëri të përbashkëta aksionare me përgjegjësi të kufizuar sipas ligjit në zbatim, me të gjitha aksionet e regjistruara në emër të pronarëve të tyre të vërtetë. Çdo bankë duhet të ketë autonomi të plotë ligjore, operacionale, financiare dhe administrative nga çdo person tjetër, duke përfshirë edhe BPK-në. Çdo bankë do të ketë statusin ligjor, duke përfshirë të drejtën për të kontraktuar, poseduar dhe shpronësuar pasurinë e tundshme dhe të patundshme dhe mund të jetë palë në procedurat gjyqësore. Duhet të ceket se çdo bankë do të administrohet nga bordi drejtues, i cili do të ketë së paku pesë anëtarë, dy prej të cilëve do të jenë jofunksionarë. Duhet të ketë Komisionin revizor, Komisionin për menaxhimin e riskut kreditor, si dhe Komisionin për menaxhimin e aktivit dhe pasivit (Krasniqi, 2012).
Njëkohësisht, AQBK-ja ka treguar gatishmëri për të përdorur gjithë autoritetin e tij, në mënyrë që të forcojë rregulloren dhe të përmirësojë praktikat profesionale dhe të administrimit. Kjo bën që drejtimi i AQBK-së të pezullojë ose të revokojë administratorë dhe drejtues, të bllokojë të drejtat e tyre votuese, të detyrojë aksionarët të shesin aksionet e tyre me një çmim të caktuar, të detyrojë personat e brendshëm të shlyejnë kreditë e tyre dhe të dërgojnë faktet që mund të bien ndesh me ligjet penale në organet kompetente. Në mars 2006, AQBK-ja ia revokoi licencën një banke tregtare, e cila kishte mbledhur hua të këqija dhe ishte e paaftë të paguante. AQBK-ja ndërhyri në mënyrë parandaluese, ndërkohë që banka kishte ende aktive likuide, mjaftueshëm për të mbuluar depozituesit e vegjël dhe, si rrjedhojë, arriti të shmangte largimin e depozitave nga e gjithë industria bankare. Vendimi i AQBK-së për t’ia hequr licencën një institucioni dhe për ta mbyllur atë, pati një ndikim pozitiv mbi të gjithë industrinë dhe solli

8
Sektori bankar në Kosovë


përmirësim të politikave të kredisë dhe të praktikave të drejtimit të përgjithshëm, shpejtim të procesit ristrukturues të bankave vendase (Fullani, 2009).


Gjatë tremujorit të parë të vitit 2007, banka sllovene Nova Ljubljanska Banka (NLB) bleu 50.1për qind të aksioneve të Kasabankës (KSB), të cilat së bashku me 25.1për qind të aksioneve të mbajtura nga një bankë tjetër sllovene, Factor Bank Ljubljana, rritën pjesëmarrjen e kapitalit të jashtëm në KSB për 75.2për qind. Për më tepër, NLB u bë gjithashtu aksionare e Bankës së Re të Kosovës (BRK), duke blerë 87.0për qind të aksioneve të saj. Kjo më pas vazhdoi me bashkimin ndërmjet KSB-së dhe BRK-së në një bankë të vetme, NLB Prishtina, në janar të vitit 2008. Bashkimi i këtyre dy bankave solli numrin e bankave që operojnë në Kosovë në tetë. Si pasojë, sektori bankar lëvizi drejt një strukture ideale me raporte të përshtatshme bankash me përmasa, origjinë dhe kapacitete të ndryshme (Fullani, 2009).
Në tërësi, ristrukturimi i industrisë bankare të promovuar që nga fillimi i vitit 2006 ka sjellë një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e industrisë, përbërja e të cilit tani është më optimale; një përzierje e institucioneve vendëse, rajonale dhe ndërkombëtare. Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2007 iu lëshua licenca operuese dy bankave të jashtme, të cilat janë: Banka Kombëtare Tregtare (BKT) nga Shqipëria dhe Komercijalna Banka (BK) nga Serbia. Një bankë tjetër e jashtme, Turk Ekonomi Bankasi (TEB), është pajisur me licencë operuese në fund të gjysmës së katërt të vitit 2007 (RV, 2007).
Gjatë gjithë këtyre viteve bankat në Kosovë kanë përmirësuar rrjetin e tyre bankar të punës, duke vënë në përdorim teknologjinë më të re. Vendosja e teknologjisë së re u ka mundësuar bankave që ta rrisin sigurinë në dhënien e shërbimeve, ta zgjerojnë gamën e produkteve që ato ofruan, si dhe të shkurtojnë shpenzimet e përgjithshme (RV, 2004).
Hyrja e bankave të reja në fund të vitit 2007 dhe në fillim të vitit 2008 ka nxitur konkurrencën në këtë treg, e cila është manifestuar me kushte më të favorshme për kredimarrësit dhe depozituesit dhe, në të njëjtën kohë, me rritje të cilësisë dhe sasisë së shërbimeve bankare. E

9
Sektori bankar në Kosovë


gjithë kjo është përcjellë me një nivel të lartë të qëndrueshmërisë të kësaj industrie, gjë që e radhit Kosovën ndër vendet me industri bankare më të qëndrueshëm në rajon (RV, 2008).


Zgjerimi i numrit të njësive bankare kryesisht rezultoi nga hapja e bankave të reja, si dhe nga përpjekjet e bankave ekzistuese që, përmes hapjes së nëndegëve të reja, të shtrijnë prezencën në një hapësirë sa më të gjerë. Gjithashtu, numri i bankomatëve shënoi një rritje të konsiderueshme, duke arritur në 240 në vitin 2008, gjë që e ka bërë më të lehtë qasjen e klientëve në shërbimet bankare. Ngushtimi i mëtejmë i distancës ndërmjet klientit dhe shërbimeve bankare duhet të jetë prioritet shumë me rëndësi për industrinë bankare. Në këtë kontest, numri i Pikave të Shitjes dhe llogarive ‘E-banking‘ shënoi rritje të konsiderueshme (BSF, 2009).

Download 1,86 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   32




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©www.hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish