Tema: aspekte të menaxhimit të afarizmit bankar – tregu I kredidhënies si një ndër instrumentet e sigurimit të një rritjeje të QËndrueshme ekonomike në kosovë


Ndikimi i krizës financiare në vendet e EQL-së



Download 1,86 Mb.
bet7/32
Sana10.02.2017
Hajmi1,86 Mb.
#2245
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   32

2.2 Ndikimi i krizës financiare në vendet e EQL-së

Ulja e likuiditetit dhe një mënyrë më e vështirë e reformave të institucioneve financiare, i paraqitën shenjat e para të dukshme të krizës ekonomike globale në sektorin financiar në vendet e EQL-së. Para krizës dhe recesionit, sistemi financiar i këtyre vendeve ishte në fazën e zhvillimit, për shkak të futjes së rregullimit modern dhe krijimit të institucioneve të reja financiare, që paraqitën bazën për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik. Rritja e normave të interesit ishte një nga shenjat e para që paraqiti probleme të mundshme në vendet e EQL-së. Efektet negative të valës së parë të krizës ekonomike globale në 2008 dhe 2009 u reflektuan në atë se bankat komerciale në vendet e EQL-së absorbuan një politikë më restriktive dhe të kujdesshme të kredive, klasifikimin më të rreptë të kredive të papaguara, duke rritur nivelet e mjaftueshmërisë së kapitalit, mirëmbajtjen dhe planifikimin e kujdesshëm të likuiditetit. Nga ana tjetër, analizat e fundit ekonomike tregojnë se kthimi i besimit në sistemin financiar në vendet e EQL-së është i mundur vetëm përmes zbatimit të veprimeve që janë në bazë të sigurimit të depozitave në banka, përmes mbështetjes shtetërore për institucionet financiare, masave rregullatore dhe garancive të qeverisë për kreditë e reja për bizneset dhe bankat (Boshnjak, 2011)(e cituar në Bajraktarovid, Paunovid, Ječmenica, 2013).


40
Sistemi bankar në vendet në tranzicion


Ishte e dokumentuar mirë se liberalizimi në tregjet financiare, krijimi i instrumenteve komplekse financiare, qeverisja e dobët korporative, performanca e dobët e agjencive të vlerësimit në disa raste, si dhe rritja dramatike e hijes bankare, paraqiti farat e krizës. Një burim i dytë ishte i lidhur me periudhën e zgjatur të nivelit të ulët të normave të interesit në ekonominë e bazuar në treg, të cilat udhëhoqën një rritje të konsiderueshme të kredisë. Prandaj, autorët përfundimisht kuptojnë se funksionimi efikas i industrisë bankare varet në mënyrë vendimtare nga vlerësimi i duhur i riskut të bankës, shoqëruar me kufizime në marrjen përsipër të riskut. Rezultatet empirike zbulojnë një marrëdhënie pozitive midis marrjes përsipër të riskut bankar, të matur me asetet me risk ndaj totalit të aseteve dhe përkufizimeve të ndryshme të normave të interesit. Megjithatë, marrëdhënia midis kredive joperformuese dhe normave të interesit ishte negative. Një shpjegim bindës për këtë rezultat, me sa duket i çuditshëm, është se kreditë me probleme kanë rënë gradualisht në periudhën në shqyrtime, pas fluturimit të tyre gjatë kohëve të turbullta në mesin e vitit 1990, për shumicën dërmuese të vendeve (Kouretas, Tsoumas, 2013).


Autoritetet monetare në vendet e EQL-së u përpoqën ta kapërcejnë këtë krizë duke përshpejtuar liberalizimin e sektorëve të tyre financiarë, për të lehtësuar rikapitalizimin e bankave dhe përqendrimin e industrisë bankare. Zgjerimi i kreditimit nëpërmjet bankave të huaja është konsideruar edhe si një problem i madh i stabilitetit financiar i autoriteteve të vendeve pritëse. Pushtimi i bankave të huaja në vendet në zhvillim ka efekte të drejtpërdrejta në transmetimin e goditjeve të kredive nga vendet e zhvilluara për vendet në zhvillim. Aktiviteti i bankave të huaja fokusohet fuqishëm në kreditimin përmes institucioneve të lidhura lokale. Filialet e bankës mund të ndikojnë në ekonomitë e vendeve në zhvillim në dy mënyra: Së pari, një krizë e detyrimeve që shpesh ndodh si panik bankar, që e ka prejardhjen nga natyra e rastësishme e tërheqjeve të mjeteve nga depozituesit. Së dyti, një krizë e aseteve, që ndodh për shkak të marrëdhënies së pakthyeshmërisë së kredive. Varësia e rëndë ndaj kapitalit të jashtëm ekspozon filialet e huaja me rrezikun e mosvazhdimit të financimit, madje edhe me rrezikun e tërheqjes së papritur të kapitalit. Përkundër faktit se bankat mëmë ndikojnë në strategjitë e

41
Sistemi bankar në vendet në tranzicion


filialeve të tyre në vendet në zhvillim, kjo sipas autorëve nuk do të ndikojë në sjelljen e depozituesve (Mili, Sahut, 2014).


Kriza financiare dhe ekonomike botërore, që shpërtheu në mënyrë të plotë pas kolapsit të vëllezërve Lehman në shtator 2008, përkohësisht ndërpreu procesin e shpejtë të zgjerimit të kredisë, që karakterizoi rajonin e EQL-së në dekadat e mëparshme. Në përgjithësi, nevoja e një rregullimi ka qenë më e ngutshme në vendet që përjetuan më parë rritjen më të madhe në kërkesën e brendshme, zhbalancimet më të mëdha të jashtme dhe rritjen më të lartë në borxhin e sektorit privat. Polonia, për shembull, kurrë nuk ka qenë në shumë rrezik, duke qenë vendi i vetëm i BE-së që ka regjistruar rritje pozitive të GDP-së në vitin 2009, ekonomitë e tjera qendrore evropiane, si Republika Çeke dhe Sllovakia, i menaxhuan krizat relativisht mirë, përkundër përvojës së pakët në zvogëlimin e shënuar të kërkesës në tregjet fqinje të Evropës Perëndimore. Më strukturalisht, vendet e paekuilibruara, si ato të EJL-së, vendet baltike apo Ukraina, kanë vuajtur më shumë dhe kërkohet kohë më e gjatë që të rregullohen dhe të shërohen (Revoltella, Mucci, 2011).
Stabiliteti i sektorit financiar dhe sigurimi i kushteve të rregullta të kredisë në Evropën në zhvillim janë në interes të përbashkët për industrinë bankare me pronësi të huaj dhe të vendeve mikpritëse. Për këtë qëllim, dakordimi për të shmangur çrregullimet e problemeve financiare në Evropën në zhvillim u arrit në Forumin e Iniciativës së Vjenës në vitin 2012. Marrëveshja ka për qëllim koordinimin më të mirë në rregullimin e industrisë bankare dhe të mbikëqyrjes, si dhe të përmbajë përhapjen e ngjarjeve negative mes eurozonës dhe Evropës në zhvillim (Iniciativa e Vjenës, 2012). Iniciativa synon nxitjen e koordinimit mes pritësve dhe vendeve me veprimtari bankare ndërkufitare. Iniciativa e Vjenës ishte nisur fillimisht në 2009, në kulmin e krizës financiare globale, për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit të sektorit financiar në Evropën në zhvillim, duke përfshirë dhe duke inkurajuar grupet bankare ndërkufitare për të mbajtur ekspozimin e tyre ndaj rajonit dhe nivelet e duhura të aftësisë paguese për filialet e tyre. Faza e dytë e aktiviteteve të saj është një përgjigje ndaj risqeve të përtërira në rajon, që rrjedhin nga mjedisi ndërkombëtar. Grupet bankare aktive në rajon dhe

42
Sistemi bankar në vendet në tranzicion


ato kombëtare, si dhe autoritetet evropiane, duhet të bashkëpunojnë ngushtë në përpjekjet për të ruajtur kushtet e kreditimit që përputhen me rritje të qëndrueshme ekonomike. Bankat nuk kanë rezultuar të jenë tregtare të mira apo menaxhere të kredive me probleme, por situata ka motivuar menaxhimin më të mirë të kredive të këqija. Së pari, është e kushtueshme për bankat për të mbajtur kreditë joperformuese (NPL-të), të cilat do të duhet që, gradualisht, të plotësojnë kërkesat e reja minimale ndërkombëtare të kapitalit sipas Bazel-it III. Diskutimi i ndikimit të rregullave të Bazel-it III në Evropën në zhvillim dhe të zgjidhjes së problemeve të NPL-ve është vënë në agjendën aktuale të rregullatorëve dhe bankierëve (Houbenova-Delisivkova, 2014).




2.3 Struktura pronësore dhe përqendrimi i sektorit bankar në EQL

Në rajonin e EQL-së, si një e tërë, ndarja mesatare e tregjeve bankare me pronësi të huaj më tutje është ulur, kryesisht për shkak të peshës së madhe të Rusisë. Në të kundërtën, ndarja mesatare e tregjeve të bankave me pronësi shtetërore vazhdon të ngrihet. Në 2013, bankat me pronësi të huaj kishin një ndarje të tregut me 34për qind në rajonin e EQL-së si e tërë (poshtë 3.5pp nga 2005), derisa në të njëjtën kohë ndarja e tregut të bankave me pronësi shtetërore u ngrit nga 7.7pp në 37për qind. Ndarja mesatare e tregut të bankave me pronësi të huaj në EQ dhe EJL gjithashtu lehtësisht bie nga 78për qind në 2008 në rreth 74për qind nga fundi i vitit 2013. Ndarja e tregut të bankave me pronësi shtetërore në EQ dhe EJL u rrit me rreth 3-4pp (nga 9.5për qind në 2008 me rreth 13për qind në 2013), por në fillim prej një niveli shumë më të ulët sesa në EQL si e tërë. Në EJL, ndarja mesatare e tregut të bankave shtetërore rritet më shumë në vitet e fundit, d.m.th. nga 2-3pp, niveli mesatar rreth 7për qind. Kjo ngritje ishte nxitur nga një bazë më e gjerë, por rritja e moderuar në pronësi shtetërore është nëpër të gjitha tregjet bankare më të mëdha në EJL (d.m.th. në Rumani, Serbi, Kroaci dhe Bullgari). Në EQ, ndarja mesatare e tregut të bankave me pronësi të huaj vazhdon të bie më shumë, duke u ulur në 71për qind në 2013 përkundër 80për qind në periudhën 2003-2008. Në të kundërtën, ndarja mesatare e tregjeve të bankave me pronësi të huaj në nënrajonin e EJL-së tregoi një

43
Sistemi bankar në vendet në tranzicion

përmirësim modest në dy vitet e kaluara. Ky trend ishte në masë të madhe i nxitur nga dy tregjet, kryesisht Rumania dhe Serbia (Raiffeisen Research, 2014).


Figura 2.1: Prezenca e bankave me pronësi të huaj (përqindja totale e aseteve)

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)


Sipas Raiffeisen Research (2014) në aspektin e koncentrimit të tregut, d.m.th. ndarjes së tregut në top 5 bankat, nuk kishte ndryshim të madh në 2013 krahasuar me 2012. Në mesatare, ndarja e tregut në top 5 bankat në të gjitha nënrajonet e EQL-së mbetet rreth 50-60për qind (EQ: 64 %; EJL: 57.1 %; CIS: 55.7 %). Në nivel vendi, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Kroacia, Bullgaria, Serbia dhe Ukraina kanë përjashtime. Në Poloni, Bullgari, Serbi dhe Ukrainë, norma e koncentrimit të tregjeve bankare mbetet relativisht poshtë mesatares rajonale dhe norma mesatare e koncentrimit në industritë bankare më të mëdha dhe më të vogla. Përkundër kësaj, tregjet bankare në Republikën Çeke, Sllovaki, Kroaci dhe tregjet më të vogla në EJL, si Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria janë karakterizuar nga një koncentrim ndër top 5 bankat, që është mirë mbi mesataren rajonale. Në Rusi, ndarja e tregut në top 5 bankat është më shumë ose më pak në nivel që duhet të pritet në një treg të tillë të madh. Me gjithë lojtarët kryesorë të huaj, industria bankare e Rusisë akoma përballet nga problemet e fragmentimit ekstrem, siç tregohet edhe nga totali shumë i lartë i operimit të 923 bankave në tregjet lokale.

44
Sistemi bankar në vendet në tranzicion



Figura 2.2: EQL: Ndarja e tregut në top 5 bankat (përqindja e aseteve totale)

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)



2.4 Aktiviteti kreditor në EQL

Deri në 2008, rritja e huave ishte jashtëzakonisht e lartë në gjithë rajonin e EQL-së. Për më tepër librat e kredive të paktën janë dyfishuar në tri nënregjionet e EQL-së, megjithëse piktura ka ndryshuar plotësisht pas vitit 2008. Rritja e lartë vazhdoi në regjionin CIS, e nxitur kryesisht nga tregu rus, ndërsa niveli i kredive më shumë ose më pak stagnoi në EJL, dhe vetëm me një rritje më modeste në EQ. Tregjet bankare kryesore në EQ, si Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia u zhvilluan mirë, ndërkohë në Hungari dhe në Slloveni ishte një zvogëlim i dhimbshëm i borxheve nga huat joperformuese (Raiffeisen Research ,2014).

45
Sistemi bankar në vendet në tranzicion


Figura 2.3: Rritja e huave reale në EQL dhe në zonën euro

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)


Figura 2.4 tregon se në 2013, rritja e huave totale në valutën LCY në EQL mbeti në nivel të arsyeshëm. Përsëri ishte postuar një ngritje dyshifrore, me 11.2për qind yoy (përkundër 11.4për qind yoy në 2012). Në valutën EUR, gjithashtu, situata duket më pak e favorshme dhe stabile me rritjen e huave me vetëm 3për qind yoy (14për qind yoy në 2012), që është leximi i dytë më i ulët që prej 2008. Në vlerë reale, rritja e huave totale në EQL ishte 6.3për qind në 2012 dhe 7.2për qind në 2013.
Figura 2.4: Rritja e huave në valutën LCY dhe valutën EURO në EQL

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

46
Sistemi bankar në vendet në tranzicion

Në 2013, ndarja e huave (figura 2.5) në valutën FCY në portfolion e huave totale në EQL vazhdon të ulet, me rënie deri 26për qind në EQ (32për qind në 2008), 60për qind në EJL (63për qind në 2008), dhe 20për qind në CIS (26për qind në 2008).


Figura 2.5: Huat në valutën LCY (përqindja e totalit) në EQL

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)



2.5 Raporti asete/GDP në EQL

Rezultatet e pyetësorit tregojnë se investimi në kredi në mesatare përbën 64 përqind të aseteve të përgjithshme të bankave në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga investimet në letrat me vlerë të qeverisë së vendit dhe jashtë vendit, si dhe korporatat e tjera financiare dhe jofinanciare.


Me një rritje prej 3-4pp, raporti asete/GDP në EQL u rrit pak në 2013, derisa raporti asete/GDP për zonën euro u rrit më shumë, në disa vende deri 17pp (figura2.6).

47
Sistemi bankar në vendet në tranzicion




Figura 2.6: Trendet e raportit asete/GDP në EQL


Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)


Që nga 2011, ndërmjetësimi financiar në zonën euro ka rënë nga 24pp, derisa në EQL u ngrit me 6-7pp. Panorama e rritjes së normës së aseteve kumulative është edhe më interesante. Por, edhe nëse nëndepërtimi relativ dhe zhvillimi i tregjeve të industrisë bankare në EQL janë marrë në konsideratë, rritja nominale e aseteve pas-krizës është e kënaqshme. Rritja e aseteve totale në kumulativ 2009-2013 (në valutën EURO) në EQL qëndroi në 39për qind, derisa shkalla e rritjes përkatëse për zonën euro arriti në një varfëri me 3për qind. Ngritja solide e ndërmjetësimit financiar në EQL në vitet e fundit është e bazuar kryesisht në rritjen e inkurajimit në nënregjionet e EQ-së dhe CIS-it (kryesisht në Rusi). Përkundër kësaj, në EJL kishte një rënie modeste në ndërmjetësimin financiar pas zgjerimit të shpejtë para-krizës. Në 2013, raporti asete/GDP në EJL ra në disa vende deri 4pp nga niveli i pikut në 2010 (figura 2.7).

48
Sistemi bankar në vendet në tranzicion




Figura 2.7: Ndryshimi i aseteve totale 2011-2013 në EQL dhe zonën euro

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)


Logjikisht, divergjenca e madhe në shumicën e vendeve në trendin e raportit asete/GDP rezultoi në një rënie në asetet totale në industrinë bankare në vlerë absolute brenda zonës Euro, ndërsa asetet bankare në EQL vazhdojnë të ngrihen. Në zonën euro, asetet e bankare u ulën në disa vende në EUR 2,000 bn nga 2011 deri në fund të vitit 2013, që pak a shumë është i barabartë me shumën totale të aseteve bankare në EQL. Anasjelltas, asetet bankare në EQL u rritën nga disa EUR 350 bn gjatë të njëjtës periudhë, që solli asetet totale bankare në EQL në rreth 2, 400 bn (deri në fund të vitit 2013). Në të njëjtën kohë, rritja solide e aseteve bankare në EQL nuk duhet të maskojë madhësinë relativisht të vogël të tregjeve bankare në EQL, e cila, edhe pse në rritje, mbetet vetëm një pjesë e madhësisë së industrisë bankare në zonën euro. Megjithatë, në pikëpamje të rritjes së divergjenitetit të trendeve financiare në EQL dhe në zonën euro, niveli i aseteve bankare në EQL në relacion me zonën euro vazhdon të ngrihet në mënyrë të konsiderueshme. Derisa në fund të vitit 2013, asetet bankare në EQL arritën në 9.7për qind të aseteve bankare brenda eurozonës, që është një ngritje prej 0.8 pp krahasuar me 2012 (Raiffeisen Research, 2014).

49
Sistemi bankar në vendet në tranzicion



Figura 2.8: Trendet e raportit asete afatgjata/ GDP


Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)


2.6 Treguesit e profitabilitetit (RoA, RoE)

Profitabiliteti i përgjithshëm bankar në EQL u përkeqësua pak në mesatare në 2013. RoA në përgjithësi në EQL zbriti nga 1.5për qind (2012) në 1.2për qind (2013) dhe RoE ra nga 13.35për qind në 11.5për qind. Megjithatë, rënia e RoE-së është për shkak të forcimit të bazës së kapitalit nga bankat (një ndikim pozitiv i stabilitetit, i cili ka të ngjarë të jetë me ndikim më të madh negativ në normën e profitabilitetit në këtë rast). Kjo ishte me të vërtetë rezultat i veprimit të mëtejmë të bankave kryesore në EQL dhe filialeve regjionale të tyre, të cilat ishin pjesërisht të nxitura nga synimet e rregullores për të konsoliduar pozitat e kapitalit. Zbatimi i ri, kërkesat strikte të kapitalit (nga UE dhe/ose rregulloret lokale) dhe strategjitë e veta më konservatore ishin reflektuar në RoE-në më të ulët. Zbritja e normës së profitabilitetit në Rusi, e cila lëvizi poshtë nga ngritjet e tyre në 2012 (RoE zbriti në 15për qind në 2013), është përgjegjësi për pothuajse uljen e tërësishme në mesatare të RoA-së në 2013 në EQL dhe, në një masë të madhe, ka ndikuar edhe në RoE në regjionin e EQL-së (Raiffeisen Research, 2014).


Si me tregues të tjerë, mesatarja e RoE-së në EQL (figura 2.9) maskoi divergjenca të forta regjionale dhe brenda regjionale. Në 2013, mesatarja e RoE-së në EQ ishte 10.6për qind, dhe pa

50
Sistemi bankar në vendet në tranzicion


efekte negative në tregjet e Hungarisë do të kishte qëndruar në 12.2për qind. Nivelet e tilla janë mjaft të afërta me mesataren e RoE-së në regjionin CIS, e cila është nxitur kryesisht nga Rusia dhe erdhi në 13për qind në 2013. Në aspektin e profitabilitetit mesatar, EJL vazhdoi të nënperformojë në 2013 me një RoE zhgënjyese me vetëm 2.4për qind, e cila akoma është një përmirësim në RoE negative nga – 0.5për qind në 2012 që ishte shkaktuar pikësëpari nga tregu i Rumanisë.


Figura 2.9: Kthimi afatgjatë në ekuitet (RoE, %) në EQL

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)


Mesatarja e RoE-së në EQ për këto vite qëndroi në 12.5për qind me një deviacion standard (STD) me 1.5për qind. Në Poloni, mesatarja e RoE-së për periudhë pesëvjeçare ishte 13.7për qind, me një STD me vetëm 0.8për qind. Industria bankare çeke deklaroi madje një mesatare më të lartë të RoE-së me 24për qind gjatë periudhës së njëjtë, megjithatë me një paqëndrueshmëri disi më të lartë (d.m.th një STD me 2.4për qind). Në pesë vitet e kaluara, mesatarja e RoE-së në tregun bankar në Rusi ishte 13.6për qind me një STD me 5.4për qind. Kjo vetëm është plotësisht një indikator i paqëndrueshmërisë së lartë dhe ka të ngjarë të ketë një efekt negativ në profitabilitet dhe normën e kthimit në 2014, që madje edhe mund të zgjerohet në 2015 (Raiffeisen Research, 2014).
Sipas (Raiffeisen Research, 2014) bankat e Rumanisë rezultuan me RoA me 0.1për qind dhe RoE-në e tyre në 1.3për qind. Në mesin e mbetur tregjet e EJL-së, Bullgaria dhe Shqipëria

51
Sistemi bankar në vendet në tranzicion


treguan pranueshmëri, pse jo spektakulare, norma e performancës në 2013 arriti me RoE me 5-6për qind, ndërsa të gjitha tregjet e tjera të EJL-së ishin karakterizuar me RoE poshtë 3për qind. Në mesatare, RoE për EJL-në qëndroi në 1.9për qind nga 2009-2013 me një STD me 1.8për qind. Në krahasim me nënrajonin e EJL-së, Kosova ka normë më të lartë të performancës në 2013, ku bankat rezultuan me RoE 9.4%, ndësa kthimi mesatar në RoA është përafësisht i njejtë me vendet e EJL-së me 0.9%.


Figura 2.10: Kthimi në asete (RoA, %) në EJL Figura 2.11: Kthimi në ekuitet (RoE, %) në EJL

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014) Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

52
KAPITULLI
3
_______________
ANALIZA E LITERATURËS

3.1 Ndërmjetësimi financiar nga bankat komerciale

Institucioni qendror për kreditim në shkallë të gjerë ‘banka’ është pika e nisjes për çdo analizë të zhvillimit financiar për vendet në zhvillim. Për shkak se bankat luajnë këtë rol qendror në zhvillimin e ekonomive botërore, është e rëndësishme të shohim rolin e veçantë të bankave në ato vende. Roli themelor ekonomik i bankës është që të jetë një ndërmjetës midis kursimtarëve dhe përdoruesve përfundimtarë të kursimeve, të cilët investojnë ato kursime në aktivitete jofinanciare. Efikasiteti i transmetimit të kursimeve për ata përdorues përfundimtar është thelbësor për zhvillimin ekonomik. Përfundimi është i qartë se bankat nuk paraqesin vetëm probleme të veçanta të qeverisjes korporative, por në funksion të rolit qendror të bankave në ekonomitë e shumë vendeve në zhvillim, një sfidë të veçantë paraqet rregullimi i kujdesshëm i veprimtarive bankare (Dam, 2006). Bankat mund të zvogëlojnë koston e marrjes dhe përpunimit të informacionit në lidhje me firmat dhe projektet e mundshme nga specializimi në vlerësimin e huamarrësve të mundshëm, në këtë mënyrë ndoshta duke rritur kursimet dhe akumulimin e kapitalit në ekonomi. Për më tepër, duke i identifikuar firmat dhe projektet më të denja, bankat rrisin nxitjen dhe ndarjen e burimeve (Beck, 2003, Beck dhe Levine, 2002, Beck dhe Levine, 2004 cituar në Beck, 2010).2


Një nga autorët e parë të mëdhenj, të cilët kuptuan rëndësinë e sistemit financiar në zhvillimin ekonomik, ishte Schumpeter (1928), duke studiuar procesin e inovacionit. Myrdal (1928), në anën tjetër, kur e përshkruan procesin e shkakut akumulues rrethor për të shpjeguar
2 Për literaturë në lidhje me rolin e ndërmjetësimit financiar në zhvillimin ekonomik, shih Beck, Levine dhe Loaza (1999), Beck (2011), Caporale, Rault, Sova, Sova (2009). Literatura për këtë është shumë e gjerë.

53
Analiza e Literatures


divergjencën në ecurinë e rritjes ekonomike të shteteve dhe rajoneve, po ashtu ka njohur edhe rolin e rëndësishëm që kanë bankat në procesin e zhvillimit (cituar në Galeano, Feijo, 2012).


Promovimi qeveritar i politikave bankare të konsolidimit në vend të mekanizmave të tregut ka qenë procesi i miratuar nga shumica e ekonomive në zhvillim dhe koha e konsolidimit të bankës ndryshon nga një komb në tjetrin. Reformat e industrisë bankare janë pjesë e instrumenteve të politikës monetare për sistemet efektive dhe ndërrime të mëdha janë bërë në mekanizmat e transmetimit të politikës monetare në dekadën e fundit në kombet e zhvilluara dhe në zhvillim. Industria bankare në ekonomitë në zhvillim ka dëshmuar ndryshime të mëdha për të konkurruar për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare dhe zhvillimin e tregut për rritjen e kapitalit. Shumë raste të konsolidimit bankar janë ndërmarrë në historinë moderne, si në Bashkimin Evropian dhe në SHBA në vitet 1980 dhe 1990. Nxitja e tregut të konsolidimit normalisht mban premtimet e ekonomisë së shkallës, fitimet e efikasitetit operacional, përmirësimin e përfitimit dhe krijimin e mekanizmave të burimeve financiare (Somoye, 2008).
Hagen, Dinger (2005) gjejnë se niveli i ulët i tanishëm i ndërmjetësimit bankar në EQL, të paktën pjesërisht, mund të shpjegohet me fazën e ulët fillestare të zhvillimit të industrive bankare të EQL-së. Duke krahasuar nivelet margjinale të ndërmjetësimit të vendeve të EQL-së me ato të vendeve të BE-së, ata konkludojnë se zënia e hapit me nivelet e BE-së është duke përparuar, të paktën në lidhje me aftësinë e bankave të EQL-së për të grumbulluar depozita. Lidhur me funksionin e kreditimit të industrive bankare, një prirje drejt afrimit me nivelet e BE-së do të mund të vërehet gjatë viteve të para të tranzicionit, por u ndërpre në fund të viteve 1990. Së dyti, duke i krahasuar tregjet kapitale të vendeve të EQL-së me ato të standardeve të BE-së, ne e refuzojmë hipotezën se zhvillimi i industrisë bankare ka qenë i pamjaftueshëm, sepse sistemet financiare janë duke u zhvilluar të bazuara në treg. Të dhënat tregojnë se tregjet e kapitalit në të gjitha vendet e EQL-së janë edhe më ashpër të pazhvilluara se industritë bankare. Prandaj, tregjet e kapitalit nuk mund të kompensojnë nivelin e ulët të ndërmjetësimit financiar të bankave.

54
Analiza e Literatures


Košak, Čok (2008) studiuan lidhjen midis pronësisë së bankës (e huaj vs vendase) dhe të performancës bankare në grup të përzgjedhur të gjashtë vendeve të EJL-së: Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, IRJ e Maqedonisë, Rumania, Serbia dhe Malit i Zi. Analiza ishte e bazuar në nivelin e bankave në nivel të industrisë dhe të dhënat makroekonomike për periudhën 1995-2004. Rezultatet e autorëve në pjesën e parë të analizës treguan vetëm një diferencim të kufizuar midis treguesve të performancës për bankat me pronësi të huaj dhe bankat e vendit, në të gjitha vendet. Dallimet më të theksuara midis bankave me pronësi vendase dhe të huaja janë zbuluar vetëm në treguesin e diferencës të interesit neto, ndërsa në treguesit e tjerë të performancës dallimet statistikisht të rëndësishme duket të jenë të rralla. Çdo dallim sistematik në barazinë e testimit për të dy nënperiudhat (1995-1999 dhe 2000-2004) nuk ishin të dallueshëm.


Omankhanlen (2012) shqyrtoi rolin e bankave në formimin e kapitalit dhe rritjen ekonomike në Nigeri për periudhën 1980-2009, duke përdorur modelin OLS. Rezultatet e modelit tregojnë se bankat komerciale kanë rol të rëndësishëm në formimin e kapitalit në ekonominë e Nigerisë. Kjo nënkupton se bankat komerciale kanë potencial për të rritur formimin e kapitalit kombëtar nëpërmjet bankave të tyre. Bankat komerciale, gjithashtu, kanë rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike të vendit. Kuptimi i kësaj është se vendi me industrinë bankare efektive mundëson rritje të shpejtë ekonomike, nëpërmjet aktiviteteve të biznesit të bankave.
Zgjerimi i kreditimit të ekonomive familjare në vendet në tranzicion mund të jetë i lidhur me dominimin e bankave të huaja. Pasi mjedisi ligjor është në vend, kreditimi i ekonomive familjare është një mall biznesi që mund të futet lehtësisht përmes aplikimit të teknologjisë bankare nga jashtë vendit. Në të kundërt, huadhënia për ndërmarrjet kërkon zhvillimin e marrëdhënieve të klientit dhe kërkon të kesh aftësinë për të vlerësuar situatat unike, të cilat, të dyja, kërkojnë ekspertizë që përgjithësisht mungon në bankat e huaja. Në përgjithësi, rritja në industrinë bankare në vendet në tranzicion ka rritur ndjeshëm disponueshmërinë e shërbimeve financiare, shumë prej të cilave thjesht nuk kanë qenë të arritshme më parë. Shumë ndërmarrje të mëdha, veçanërisht në shtetet e reja anëtare të BE-së, janë në gjendje të përfitojnë nga rritjet e fundit

55
Analiza e Literatures


në integrimet evropiane të tregut të kapitaleve dhe të marrin financime nga jashtë. Megjithatë, këto burime të financimit ranë me krizat globale të kreditimit, duke filluar në vitin 2007. Për më tepër, institucionet financiare jobankare po dalin në ekonomitë në tranzicion. Megjithatë, zgjerimi i shpejtë në disa vende është bërë një burim shqetësimi, për shkak të rritjeve shoqëruese potenciale me rrezik për industrinë bankare (Bonin, Hasan, Wachtel, 2013).


Sipas Liebeg, Posch (2011) një nga pengesat e stimulimit të zhvillimit ekonomik është informacioni asimetrik (risku moral, zgjedhja e keqe) tek industria bankare. Një rast tipik i informacionit asimetrik është kur huadhënësi nuk ka informacione për huamarrësit dhe, në këtë rast, huamarrësit do të ndërmarrin projektet investuese me më shumë risk. Ky informacion asimetrik me rastin e dhënies së kredive mund të shpie deri te zgjedhja e keqe dhe risku moral. Informacion asimetrik tjetër është edhe garantimi i depozitave. Banka e cila ofron interesin më të lartë të depozitave tërheq më shumë klientë, por këta të fundit nuk kanë nxitjet e duhura për të monitoruar siç duhet aktivitetin e bankave dhe bankat në këtë rast janë të prirura për të ndërmarrë risqe. Sipas Mishkin dhe Eakins, mjetet të cilat ndihmojnë zgjidhjen e problemit të riskut moral janë: vlera neto e huamarrësit, mbikëqyrja dhe imponimi i klauzolave restriktive.
Sipas Calvo dhe Frenkel, vështirësitë në vlerësimin kreditor të ndërmarrjeve individuale mund të rezultojnë në një ekuilibër në të cilin investimet shoqërore afatgjata fitimprurëse janë shtyrë, ndërsa janë ndërmarrë ato investime afatshkurtra dhe më pak profitabile. Një ekuilibër i tillë mund të rrjedhë nëse huadhënësve potencialë u mungon besimi se huadhënësit e tjerë do të qëndrojnë të gatshëm të vazhdojnë në dhënien e kredive për të mbuluar nevojat e likuiditetit të ndërmarrjeve. Kjo mungesë e besimit mund të jetë veçanërisht e ngjarë në ekonomitë më parë të planifikuara nga qendra, pasi informacioni lidhur me karakteristikat e riskut të ndërmarrjeve të veçanta mungon ose nuk është gjerësisht në dispozicion për huadhënësit potencial.
Rezultatet e autorëve hedhin dritë mbi debatin teorik mbi efektet e fuqisë së tregut të bankave në qasjen e firmave në kredi. Gjetjet ofrojnë dëshmi të kualifikuara për teoritë që përqendrohen në efektet negative të pushtetit bankar (hipoteza strukturë-performancë),

56
Analiza e Literatures


ndërsa ato janë në kundërshtim me teoritë që theksojnë efektet e mundshme pozitive të përqendrimit bankar (hipotezë e bazuar në informacion)(Beck, Demirgüc-Kunt, Maksimovid,


2003).
Në përgjithësi, kreditë totale bankare mund të ndahen në: kreditë për sektorin privat dhe kreditë për sektorin publik. Është e provuar empirikisht se kredia për sektorin publik është e dobët në krijimin e rritjes brenda ekonomisë, për shkak se janë të prirur për humbje dhe programe të motivuara politikisht, të cilat nuk mund të japin rezultate më të mira (për shembull, shih Beck et al 2005; Levine 2002; Odedokun 1998, Kind dhe Levine 1993) (cituar në Oluitan).
Sipas Komisionit Evropian, shpërndarja e kredisë në Ballkanin Perëndimor (ELJ6), në shumë raste, ishte e njëanshme ndaj konsumit sesa ndaj aktiviteteve prodhuese apo investimeve. Sektori i korporatave mbetet mbizotërues në stokun ekzistues të kredisë totale, por pjesa e saj ka rënë gradualisht: ajo ishte poshtë për vetëm rreth 44për qind në Kroaci dhe 55për qind në Maqedoni, në gjysmën e dytë të vitit 2008. Kjo tendencë, jo vetëm që dobëson kapacitetin afatgjatë të rritjes ekonomike, por, gjithashtu, rrit riskun e ripagimit, si dhe rritjen e konkurrencës për ndarjen e tregut midis bankave, sidomos në segmentin e shitjes me pakicë ushtron presion mbi cilësinë e kredisë në portfolion e tyre.
Toçi (2009) në studimin e tij, analizoi efikasitetin e ndërmjetësimit të bankave në katër vendet e EJL-së gjatë periudhës 2002-2005, duke përdorur teknikën DEA. Sipas autorit, në periudhën 2002-2005, efikasiteti i ndërmjetësimit të bankave në rajonin si tërësi vetëm tregoi një përmirësim margjinal. Jopërmirësimi i efikasitetit të ndërmjetësimit është rezultat i joefikasitetit të kostos, mungesave të kreditimit dhe, ndoshta, masave rregulluese të vendosura nga bankat qendrore në rajon, që synuan frenimin e zgjerimit të shpejtë të kredisë. Së dyti, u gjet se bankat e huaja ishin më efikase sesa bankat e vendit dhe hendeku ishte zgjeruar vazhdimisht. Së treti, në shumicën e rasteve, bankat e mëdha janë gjetur të jenë më të efektshme se bankat e vogla. Së katërti, në lidhje me vende të veçanta, sistemi bankar i Kosovës është gjetur të jetë më pak efikas në ndërmjetësim në krahasim me sistemet në vendet fqinje,

57
Analiza e Literatures


edhe pse përmirësimet kanë ndodhur me kalimin e kohës. Kjo është veçanërisht për shkak të industrisë bankare të re, që nevojitet për të zgjeruar aktivitetet e veta të pasqyruara në shkallë të konsiderueshme dhe joefikasitetit në kostot afatshkurtra, si dhe perceptimit të riskut nga ana e bankierëve.


Zidulina (2010) argumenton se në drejtim të stabilitetit sistematik, efektet e forta dhe kërkesat e kapitalit janë të mjaftueshme, por nuk janë të qarta nga ana teorike apo nga perspektiva empirike. Konsideratat mikroekonomike duhet të tregojnë prova empirike se dispozitat e mjaftueshmërisë së kapitalit, veçanërisht mbi një nivel të caktuar, mund të kenë efekt të kundërt në sjelljen e riskut të bankave. Këto konsiderata sugjerojnë se çdo shtrëngim i kërkesave të mjaftueshmërisë së kapitalit duhet të qeveriset me kujdes dhe me një gjykim të shëndoshë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në drejtim të ndikimit potencial në tregjet e kredive potenciale. Sa më të larta të jenë kërkesat e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat, aq më shumë mund të kufizojnë aftësinë e bankave për të dhënë kredi, që do të jetë e padëshirueshme nga një perspektivë e përgjithshme ekonomike.
Rritja e NVM-ve ka një efekt direkt në rritjen e GDP-së për shkak të rritjes së prodhimit, vlerës shtesë dhe profitit. NVM-të janë pjesë fundamentale e zhvillimit ekonomik, dhe ato luajnë një rol krucial në avancimin e rritjes, inovacioneve, dhe prosperitetit. Fatkeqësisht, ato janë të kufizuara në qasje të kapitalit që ato kërkojnë për tu rritur dhe zgjeruar, dhe gati gjysma e NVM-ve në vendet në zhvillim vlerësuan se qasja në financa është një nga pengesat kryesore. Ato nuk mund të kenë qasje në financa nga të gjitha bankat vendore ose përballen me kushte të huazimit jo të favorshme, bile edhe më shumë pas krizës së fundit financiare (Dalberg, 2011).
Duke përdorur një bazë unike të të dhënave të anketës në nivel firme (Beck, Demirgüc-Kunt, Maksimovic, 2002), hulumtuan, nëse firmat qështjet e ndryshme si, financat; çështjet ligjore; dhe korrupsionin i raportojnë si pengesa që ndikojnë në normat e rritjes së tyre. Rezultatet treguan se deri në ç’masë këta faktorë kufizojnë rritjen e një kompanie varet shumë nga madhësia e saj, dhe kjo është ajo që vazhdimisht firmat më të vogla janë prekur më negativisht

58
Analiza e Literatures


nga këto tre pengesa. Rritja e firmave është më shumë e ndikuar nga këto pengesa në vendet me sistem financiar dhe ligjor në zhvillim e sipër dhe korrupsion më të lartë.


Sipas autorëve nga përgjigjet e marra nga 91 banka në 45 vende, vlerësuan se tipet e ndryshme të bankave aplikojnë tipe të ndryshme të huazimit dhe struktura organizative mund të luajnë një rol vital në financimin e tyre. Ka një ndryshim signifikant midis vendeve të zhvilluara dhe në zhvillim. Pjesa e kreditimit të NMV-ve për qëllime investimi është dukshëm më e ulët në vendet në zhvillim, ndërsa tarifat dhe normat e interesit janë më të larta. Këto ndryshime në financimin e NVM-ve, midis bankave në vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara duhet të shpjegohen nga ndryshimet në ambientin ekonomik, ligjor dhe institucional ku bankat operojnë. Këto ndryshime janë më të fuqishme se sa çdo ndryshim ndërmjet bankave me pronësi të ndryshme. Gjithashtu ka pak ndryshime signifikante në vëllimin, llojin, dhe çmimet e kreditimit të NVM-ve në të gjitha llojet e pronësisë bankare. Ka ndryshime signifikante në llojin e pronësisë së bankave në teknologjinë e huazimit dhe strukturës organizative. Në përputhje me teorine dhe studimet empirike në nivel vendi (MIAN 2006), këto rezultate konfirmojnë se bankat e huaja përdorin me të vërtetë teknika të huazimit të ndryshme dhe strukturë organizative për të arritur deri te NVM-të ( cituar në Beck, Demirgüc-Kunt, Peria, 2010).
Agostino, Rocca, Rocca, Trivieri (2009) duke përdorur modelin SYS-GMM, studiuan përcaktuesit e strukturës së kapitalit të firmës. Pas kontrollit për inerci të borxhit, heterogjenitetit të firmave dhe problemeve të brendshme, gjetjet kryesore të analizës sugjerojnë që zhvillimi financiar vendor mund të jetë një përcaktues i stukturës së kapitalit të NVM-ve. Në fakt, firmat duhet të kenë qasje më të mirë në financa në zona që karakterizohen me një cilësi më të lartë të sistemit ligjor. Pavrësisht procesit ndërkombëtar të integrimit në tregjet e kapitalit, institucionet financiare vendore nuk duket që të bëhen të parëndësishme për NVM-të - të cilat kanë nevojë për institucione të zhvilluara, dhe në nivel vendor për të fituar qasje më të lehtë në burimet e jashtme financiare.

59
Analiza e Literatures


Kyophilavong (2011) shqyrtojë pengesat me të cilat përballen NVM-të në qasje të financave dhe për të identifikuar kontributin e qasjes financiare në performancën e NVM-ve. 198 mostra nga sondazhi i një vendi janë përdorur në këtë studim. Rezultatet treguan që qasja në financa mund të përmirësoj performancën e NVM-ve. Por NVM-të përballen me kufizime të ndryshme për tu qasur në financa, si kolaterali, procese komplekse të aplikimit, si dhe një mjedis ekonomik të kufizuar dhe mundësitë për burime financiare të ndryshme. Vetëm një pjesë e vogël e NVM-ve janë në gjendje të kenë qasje në financa. Megjithatë, firmat më të mëdha vendore, në drejtim të kapitalit, të cilat janë të përcaktuara për të rritur bizneset e tyre, duket se kanë një mundësi më të madhe të të qenit në gjendje për tu qasur në burimet financiare.


(Nguyen, Gan, Hu) testuan në mënyrë empirike ndikimin e qasjes në burimet e ndryshme të financimit për rritjen e NVM-ve. Të dhënat primare ishin marrë nga një studim i 487 NVM-ve në Hanoi 2013, duke përdorur modelin OLS dhe Heckman Two Stage Procedure për të llogaritur çështjet endogjene. Modelet refuzojnë kërkesën që pamundësia për të pasur qasje në kredi ndikon negativisht në rritjen e NVM-ve. Rezultati është në përputhje me të dy modelet. Përveç kësaj, rezultatet nga modeli Heckman Two Stage Procedure treguan se ka një ndryshim të madh në rritje të grupeve të NVM-ve të financuara nga jashtë dhe të financuara nga vetë NVM-të. NVM-të me rritje më të shpejtë janë ato të cilat nuk kanë marrë hua nga jashtë dhe strategjia e tyre e rritjes mbështetet në kapitalin njerëzor (d.m.th., të rinj dhe të mirë-arsimuar), të eksportit të drejtpërdrejtë dhe rrjetit të zhvilluar me klientët. Në anën tjetër, grupi i NVM-ve që marrin financim të jashtëm rriten më shpejt në madhësi.
Hulumtimi i përmbledhur nga (Beck, Demirgüc-Kunt, 2006), tregon se një mjedis konkurrues biznesi, nga i cili qasja në financa është një komponent i rëndësishëm, lehtëson hyerjen, daljen dhe rritjen e firmave dhe për këtë arsye është thelbësor për procesin e zhvillimit. Një fokus në përmirësimin e mjedisit të biznesit për të gjitha firmat është shumë i rëndësishëm se sa përpjekja e thjesht për të nxitur një sektor të madh të NVM-ve që mund të karakterizohet nga një numër i firmave të vogla por të ndenjura. Sipas autorëve, edhe pse NVM-të përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të punësimit total në shumë vende, një nga arsyet që ato nuk mund të

60
Analiza e Literatures


jenë në gjendje të kontribuojnë në rritjen ekonomike është për shkak se ato përballen me pengesa të mëdha të rritjes. Në të vërtetë, në krahasim me firmat e mëdha, NVM-të janë më të kufizuara nga pengesa të ndryshme, dhe qasja e kufizuar në financa, është një nga më të rëndësishmet. Hulumtimet sugjerojnë se përmirësimi i institucioneve ligjore dhe financiare ndihmon të gjitha firmat që meritojnë të hyjnë në financa dhe rritje, por efekti është më i madh në firmat më të vogla. Të dyja studimet, në nivel firme dhe në nivel të industrisë sugjerojnë se firmat e vogla janë relativisht më mirë në krahasim me firmat e mëdha në vendet me institucione të zhvilluara mirë.


Organizatat dhe bizneset janë në shumicën e rasteve nën presion të vazhdueshëm për të përmirësuar nivelin e tyre të performancës gjatë gjithë ekzistencës së tyre. WetFeet (2012) pohon që suksesi i një kompanie të re ose ekzistuese është e bazuar në efikasitetin e ekspozimit të kompanisë në drejtim të hulumtimit të tregut, kënaqësinë e klientëve, dhe funksionimin e strategjisë (WPJ, 2012).
Çka është analiza SWOT – Anët e forta të një banke – karakteristikat e biznesit apo një ekipi që i japin asaj një avantazh mbi të tjerët në industri. Atributet pozitive të prekshme dhe të paprekshme, të brendshme në një organizatë. Aspekte të dobishme të organizimit apo aftësitë e një organizate, aftësit e procesit, burimet financiare, produktet dhe shërbimet, emri i mirë dhe besueshmërinë e klientëve. Dobësitë – karakteristika që vendosin firmën në një disavantzh në krahasim me të tjerët. Heq organizatën nga aftësia e saj për të arritur qëllimin bazë dhe të ndikoj në rritjen e saj. Megjithatë, dobësitë janë të kontrollueshme, ato duhet të minimizohen dhe eliminohen. Mundësitë – shanset për të bërë fitime të mëdha në mjedis. Faktorët e jashtëm të përshtatshëm që paraqesin arsyen për një organizatë për të ekzistuar dhe për t’u zhvilluar. Mundësitë lindin kur një organizatë mund të përfitojë nga kushtet në mjedisin e tij për të planifikuar dhe egzekutuar strategjitë të cilat mundësojnë që ajo të bëhet më fitimprurëse. Organizata duhet të jetë e kujdesshme dhe të njohin mundësitë dhe të kuptojnë sa herë që ato lindin. Kërcënimet- elementet e jashtme që mund të shkaktojnë shqetësime për biznesin - faktorët e jashtëm, përtej kontrollit të organizatës. Lindin kur kushtet në mjedisin e jashtëm

61
Analiza e Literatures


rrezikojnë besueshmërinë dhe rentabilitetin e biznesit të organizatës. Kompleksohet ndjeshmëria kur ato lidhen me dobësitë. Kërcënimet janë jo të kontrollueshme. Kur vjen një kërcënim, stabiliteti dhe mbijetesa mund të jetë në rrezik (Srivastava, Lucknow, 2013).


Analiza SWOT është një teknikë e analizës së biznesit që organizata juaj mund të performojë për secilën prej produkteve, shërbimeve dhe tregjet e saj kur të vendosë në mënyrën më të mirë për të arritur rritjen e ardhshme. Procesi përfshinë identifikimin e fuqive dhe dobësive të organizatës, si dhe mundësitë dhe kërcënimet në tregun që ajo operon. Si një menaxher, roli i juaj në planifikim strategjik ka të ngjarë të përfshijë ofrimin e të dhënave operative për të ndihmuar për të vlerësuar aftësitë e brendshme, dhe ju gjithashtu mund t’ju kërkohet për të siguruar intelegjencën e tregut. Përfundimi i një analize SWOT duhet të vendos se cilat segmente të tregut të ju ofrojnë mundësitë më të mira për suksesin dhe rritjen fitimprurëse gjatë ciklit të jetës së produktit dhe shërbimit tuaj. Analiza e brendshme e organizatës duhet të përfshijë kulturën, ekspertizën dhe burimet, dhe aftësitë unike brenda në treg. Shkallën në të cilën organizata mund të përshtatet me ndryshimin e rrethanave është gjithashtu faktor që duhet të merret parasysh. Ju mund të përdorni analizën SWOT si një filter interpretues për të zvogëluar informacionin për një sasi të menaxhueshme prej çështjeve kyçe që janë relevante për organizatën tuaj apo për objektin e biznesit, në varësi të nivelit të SWOT-it. Analiza e jashtme ka të bëjë me faktorët e jashtëm që përfshinë ambientin ku organizata juaj operon, tregjet, ekosistemin, dhe të gjitha palët e treta të përfshira. Tregu i referohet sektorit të tregut për të furnizuar mallrat ose shërbimet edhe në qoftëse kjo është bërë në një bazë për jo profit. Kjo përfshinë të gjithë klientët tuaj (FME, 2013).
Matrica SWOT është një mjet i rëndësishëm që ndihmon drejtuesit të zhvillojnë katër lloje të strategjive. Përputhja e faktorëve kyq të jashtëm dhe të brendshëm është pjesa më e vështirë dhe kërkon një gjykim të mirë. Llojet e strategjive janë: strategjitë SO që përdorin fuqitë e brendshme të një firme për të përfituar nga mundësitë e jashtme; strategjitë WO synojnë përmirësimin e dobësive të brendshme duke përfituar nga mundësitë e jashtme; strategjitë ST përdorin fuqinë e firmës për të shmangur ose reduktuar ndikimin e kërcënimeve të jashtme;

62
Analiza e Literatures


dhe strategjitë WT janë taktikat mbrojtëse drejtuar në reduktimin e dobësive të brendshme dhe duke shmangur kërcënimet e jashtme (Ungureanu, Dogaru, Șerban, Gruiescer).


Autorët analizojnë profitabilitetin dhe efiçiencën e një banke në tregun që i përket atij. Synimi i punimit është për të zhvilluar ide dhe strategjitë e ndryshme në mënyrë për të tejkaluar krizën financiare që ka ndodhur në dy vitet e fundit dhe efektet të cilat akoma ndihen, duke përdorur metodën kuantitative. Fuqitë - aprovimi i huave është më i shpejtë me një bord vendor, shumica e stafit janë të rinjë, kanë aftësitë e kërkuara, dhe janë të ritrajnuar për sistemet e reja dhe teknologji. Klientët preferojnë të hapin llogari në Pro Credit Bank sepse informacionet e gjendjes dhe llogarive prodhohen më shpejt se konkurentët e tyre. Dobësitë e bankës janë kënaqësia e ulët e klientëve, karakteristika të varfëra të internetit, morali i ulët i stafit, norma e lartë e huave, njohje të ulët të brendit ose një linjë e prodhimit minimal. Mundësitë-disponueshmëria e sistemeve moderne të telekomunikacionit dhe teknologjisë lehtëson përmirësimin dhe rritjen e biznesit ndërkombëtar të bankës dhe shërbimet ATM, si dhe zhvillimin e shërbimeve të reja, si telefoninë bankare. Kërcënimet - Pro Credit Bank mund të jetë jo në gjendje për të tërhequr klientët e caktuar sepse ekziston perceptimi se informacioni i llogarive të tyre është i hapur për qeverinë dhe agjencitë e saj (Ungureanu, Dogaru, Șerban,
Gruiescer).
Autorët shtjellojnë procesin dhe qëllimin e hapjes së tregut financiar të Kinës dhe analizuan efektet SWOT të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në treg. Së pari, ata velrësuan se ka më shumë anë të forta se sa dobësi. Fuqia e ambientit të brendshëm mund t’i atribuohet katër perspektivave: lokalizimit dhe burimeve të mjaftueshme të klientëve, emri unik i markës dhe kolonitë e qëndrueshme, rrjetet mbulojnë të dy zonat urbane dhe rurale, dhe reputacioni kombëtar si prapavijë të fortë. Megjithatë, dobësitë qëndrojnë në perspektivat e më poshtme: sistemet organizative të vonuara dhe efiçiencës së ulët operative, madhësia relativisht e vogël, përqindje e lartë e aseteve të këqija dhe norma e ulët e kthimit të aseteve, inputi i ulët në resurset humane, aftësi të ulëta anti-risk, niveli i ulët i inovacioneve financiare dhe ndërkombëtarizimi. Së dyti, ka gjithashtu më shumë mundësi se sa kërcënime. Dhe

63
Analiza e Literatures


kërcënimet qëndrojnë në perspektivën e ardhshme: mënjanimi i talentëve profesional, risku i lartë dhe ngushtimi i tregut. Bazuar në analizën e mësipërme SWOT, autorët kanë dy strategji: së pari, hapja e tregjeve financiare të Kinës kërkon zhvillimin e industrisë bankare, përmirësimin e kualitetit të shërbimeve financiare, integrimin e forcave të industrisë financiare vendore (Kui, Shuyan, Lu, Jun, Kejie).


Autorët shqyrëtuan se si përbërsit e kapitalit intelektual ndikojnë në analizën SWOT në industrinë bankare jordaneze. Studimi zbuloi se 84% prej drejtuesve bankar besojnë se bankat jordaneze janë ekzekutuar shumë mirë në të gjitha mjetet e analizës SWOT në bankat e tyre dhe janë shumë të vetëdijshëm për ndryshimet mjedisore rajonale. Studimi vlerëson që koeficienti i korelacionit midis të gjithë komponentëve të kapitalit human dhe analizës SWOT në bankat jordaneze ishin pozitive dhe signifikante. Evidenca statistikore tregon se ka një efekt marrëdhënie ekzistence midis kapitalit human dhe analizës SWOT në industrinë bankare jordaneze (Al-Zoubi, 2013).
Analiza SWOT në industrinë bankare indiane vlerëson fuqitë, dobësit si dhe mundësitë dhe kërcënimet e kësaj industrie. Fuqitë – kontribuese të vlefshme në GDP, mjedisi rregullator, mbështetjen e qeverisë. Mundësitë- teknologji moderne, tregu i pa shfrytëzuar rural, globalizimi. Dobësitë – rritja e aseteve joperformuese, dëpërtimi i ulët, mungesa e diferencimit të produkteve. Kërcënimet - tregu i paorganizuar në huazimin e parave, paknaqësia e klientëve, rritja e strukturave monopoliste (IBI, 2012).
Analiza e ambientit të jashtëm dhe të brendshëm në bankën ICICI i jep fuqitë, dobësitë si dhe mundësitë dhe kërcënimet që përballet biznesi. Fuqitë - strategjia e duhur për produkte të drejta (duhura), shërbime më të larta për klientët, imazhi i madh i markës, shkalla e lartë e kënaqjes së klientëve, vendi i mirë për të punuar. Dobësitë – përgjegjësi më e ulët për shërbime efikase dhe efektive, disa boshllëqe për sektor të caktuar, proceset dhe sistemet, dhe mbulimi i menaxhimit i pamjaftueshëm. Mundësitë - marzhet e fitimit më të larta, aplikacione të reja të specializuara, mund të kërkojnë të bëjnë më të mirën për konsumator, dhe mundësit e

64
Analiza e Literatures


zhvillimit të karrierës në bazë të gjerë. Kërcënimet – legjislacioni mund të ndikojë, përfshirja në risk të madh, konkurenca shumë e lartë që mbizotron në industri, mundësia për t’u sulmuar nga konkurentët, mungesa e infrastrukturës në zonat rurale mund të kufizojë investimet dhe vëllimi i lartë/tregu me kosto të ulët është tepër konkurues (Gupta).



Download 1,86 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   32




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©www.hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish