Pyetjet ku duhet të përqëndrohemi


Xheferson: Arsimi për qytetari



Download 129,01 Kb.
bet2/7
Sana23.06.2017
Hajmi129,01 Kb.
#13626
1   2   3   4   5   6   7

Xheferson: Arsimi për qytetari

Besimi në shoqërinë bujqësore dhe mosbesimi ndaj proletariatit të qyteteve përbënin themelin e idesë së demokracisë të Tomas Xhefersonit (1743-1826). Njeri me interesa të gjera për politikën, bujqësinë, shkencën dhe arsimin, Xheferson hodhi idenë se shteti kishte përgjegjësinë e kultivimit të masës së qytetarëve të arsimuar e të lirë, për të garantuar ndërtimin e shoqërisë demokratike. Në “Aktin për përhapjen e përgjithshme të dijes,” të përfshirë në legjislaturën e Virxhinias në vitin 1779, Xheferson mbështeti një plan që parashikonte mundësi arsimimi si për njerëzit e zakonshëm, ashtu dhe për fisnikërinë pronare të tokave “në kurriz të të gjithëve.”21 Sipas Xhefersonit, arsimi zyrtar ishte më tepër një shqetësim shtetëror ose qytetar se sa një çështje që u ishte lënë në dorë grupeve fetare ose shtresave të larta.

Plani i Xhefersonit i ndante kontetë e Virxhinias në zona, ku secila do të kishte një shkollë tetëvjeçare falas për mësimin e leximit, shkrimit, artimetikës dhe historisë. Propozimi i tij parashikonte edhe ngritjen e njëzet shkollave të gramatikës të nivelit të mesëm, ku do të përfitonin bursa nxënësit e talentuar, pa të ardhura të mjaftueshme për të paguar shkollimin. Atje nxënësit do të studionin latinisht, greqisht, gjeografi dhe matematikë të lartë. Me përfundimin e shkollës së gramatikës, gjysma e nxënësve do të caktoheshin të punonin si mësues në shkollat tetëvjeçare ose në zonë. Dhjetë nxënësit me bursë me arritjet më të larta do të ndiqnin Kolegjin Uilliam dhe Mari. Plani i Xhefersonit nxiste idenë e shkollës si institucioni përzgjedhës për identifikimin e nxënësve të shkëlqyer që duhej të vazhdonin shkollën, si dhe idenë tradicionale të barazisë së mundësive për nxënësit me pak të ardhura ekonomike.

As propozimi i Xhefersonin për Virxhinian, as propozimi i Rashit për Pensilvaninë nuk u zyrtarizuan. Megjithatë, propozimet flasin për llojin e teorizimit mbi arsimin, që karakterizonte kombin e ri. Së bashku me akademinë e Franklinit dhe kurrikulën praktike të saj, të mbështetur më tepër në parimet e biznesit e ato tregtare, se sa në parimet klasike e fetare, këto propozime treguan qëllimin e arsimit për të zhvilluar qytetarinë e mirë, përparimin shoqëror dhe utilitarizmin. Në të vërtetë kurrikula klasike dhe ndikimi fetar po fillonin rënien. Rash dhe Xheferson (dhe në një masë më të vogël Franklin) u morën me barazinë e mundësive për arsimim. Ata propozuan arsimin universal për gjithë fëmijët dhe të rinjtë, dhe metodat për identifikimin e nxënësve me aftësi më të mëdha, të cilët do të përfitonin arsim të mesëm e kolegj me shpenzimet publike.




Uebster: kryemësuesi

dhe nacionalizmi kulturor

Ndryshe nga shumica e vendeve të reja që luftonin për identitet, Shteteve të Bashkuara u mungonte një identitet kulturor dhe letërsi kombëtare e përbashkët. Në luftën kundër kulturave “më të vjetra” dhe ideve “më të vjetra”, kombit të ri iu deshën mjaft përpjekje për ta dalluar veten nga Anglia.22 Noah Uebster (1758-1843) iu drejtua me pasion bashkëkombësve të tij amerikanë të “çlirojnë mendjet [e tyre] nga prangat dhe të veprojnë si njerëz të pavarur. Ju keni qenë fëmijë për një kohë mjaft të gjatë, keni qenë në varësi të kontrollit dhe të nënshtruar para interesave të një prindi arrogant... Ju keni një perandori për të ngritur... dhe një karakter kombëtar për të vendosur e për ta zgjeruar me mençurinë dhe gjykimin tuaj.”23

Në vitin 1789, kur Kushtetuta hyri në fuqi si ligji i vendit, Uebster argumentoi se Shtetet e Bashkuara duhet të kenë sistemin e tyre të “gjuhës dhe të qeverisjes.” Gjuha e Britanisë së Madhe, arsyetonte ai, nuk duhet të jetë më standardi ynë; pasi shkrimtarëve të saj tashmë u ka dalë lezeti dhe gjuha e saj është në rënie.”24 Me aktin e revolucionit, populli amerikan kishte shpallur pavarësinë politike të tij nga Anglia, dhe tani i duhej të shpallte edhe pavarësinë kulturore.

Duke e kuptuar se ndjenja e identitetit kombëtar shprehej nëpërmjet një gjuhe dhe letërsie kombëtare të dallueshme, Uebster i hyri punës për riformimin e gjuhës angleze të përdorur në Shtetet e Bashkuara. Ai besonte se një gjuhë vetëm amerikane (1) do të eliminonte mbetjet e përdorimit evropian, (2) do të krijonte të folurën e njëtrajtshme amerikane, të çliruar nga lokalizmi dhe provincializmi, dhe (3) do të zhvillonte nacionalizmin e vetëdijshëm kulturor amerikan.25 Krijimi i një gjuhe amerikane do të bëhej treguesi gjuhësor i bashkimit kombëtar; megjithatë, ajo duhej të ishte fonetikisht e thjeshtë, sa më të pranueshme për njerëzit e zakonshëm.

Uebster e lidhi mësimin e gjuhës drejtpërdrejt me arsimin e organizuar. Duke mësuar gjuhën amerikane, fëmijët do të mësonin edhe të mendonin e të vepronin si amerikanë. Gjuha amerikane që propozoi Uebster do të duhej t’u mësohej qëllimisht dhe sistematikisht të rinjve në shkollat e kombit. Për shkak se kurrikula e këtyre shkollave amerikane do të formohej sipas librave që lexonin nxënësit, Uebster e kaloi një pjesë të mirë të jetës së tij duke shkruar libra leximi e shkrimi. Në vitin 1783 u botua vepra e tij Instituti Gramatikor i Gjuhës Angleze. Pjesa e parë e kësaj vepre u botua më pas nën titullin Libri i shkrimit amerikan, që u përdor gjerësisht në mbarë Shtetet e Bashkuara në gjysmën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë.26 Libri i shkrimit i Uebsterit u botua disa herë; është llogaritur që deri në vitin 1837 ishin shitur 15 milion kopje. Vepra e madhe e Uebsterit ishte Fjalori amerikan, që u përfundua në vitin 1825, pas njëzet e pesë vjet punë kërkimore të mundimshme.27 Shpesh i quajtur “kryemësuesi i Republikës”, Noah Uebster u bë përfaqësuesi i arsimit të periudhës së hershme kombëtare. Vepra e tij ndihmoi në krijimin e ndjenjës së gjuhës, identitetit dhe kombësisë amerikane.

Mekgafi: lexuesi

dhe virtytet amerikane
Në debatin për nacionalizmin kulturor amerikan hyri edhe Uilliam Holms Mekgafi (1800-1873), që në pjesën më të madhe të jetës së tij dha mësim në kolegjet e Ohaios. Autori i teksteve më popullore të asaj periudhe në Amerikë, të quajtura Lexuesit, Mekgafi njohu me respekt dhe mirënjohje “detyrimet e Amerikës ndaj Evropës dhe pasardhësve të trashëgimisë angleze” në shkencë, art, drejtësi, letërsi dhe etikë. Megjithatë, Amerika e kishte dhënë ndihmesën e saj për njerëzimin; kjo ndihmesë “nuk ishte letrare, as kulturore, por morale dhe politike.” Fara e lirisë popullore “fillimisht u mboll nga stërgjyshërit tanë anglezë, por shpërtheu dhe lulëzoi plotësisht në tokën tonë.”28 Amerika i kishte dhënë Evropës provën se “institucionet popullore, të themeluara mbi barazinë dhe parimin e përfaqësimit, janë të afta t’i mbajnë qeveritë në këmbë,” se ndërgjegjësimi i masave, që Evropa i quante klasë punëtore dhe e ulët, për “të drejtën dhe detyrën e madhe të vetë-qeverisjes,” kishte vlerë praktike.29 Kështu, Mekgafi baraspeshoi detyrimin e vendit ndaj borxhit kulturor me premtimin politik dhe social të vendit për realizimin plotësisht të liberalizmit dhe traditave të gjithë popullit amerikan.

Është llogaritur se nga viti 1836 deri në vitin 1920, u shitën mbi 120 milion kopje të pesë vëllimeve të Mekgafit të quajtura Lexuesit.30 Ai gërshetoi virtytet e besimit protestant me ato të Amerikës rurale: patriotizmi, heroizmi, puna e palodhur, zelli dhe jetesa e virtytshme. Toni ishte moral, fetar, kapitalist dhe pro-amerikan; letërsia amerikane e zgjedhur përfshinte fjalime të Xhorxh Uashingtonit, Patrik Henrit, Benjamin Franklinit dhe Daniel Uebsterit. Nëpërmjet veprës Lexuesit, Mekgafi mësoi breza të tërë amerikanësh. Ai hartoi edhe veprën Lexuesit të nivelit të parë për shkollat tona dhe hapi rrugën për një sistem të shkallëzuar, që i pati fillimet e tij në vitin 1840. Kaq shumë u popullarizuan vëllimet e tij Lexuesit dhe kaq i gjallë dhe i pamasë patriotizmi i tij dhe besimi tek institucionet amerikane si shtëpia, puna, kisha dhe ndjenja kombëtare, saqë shumë nga vëllimet e veprës Lexuesit (po kështu edhe Abetarja me piktura) janë rifutur edhe sot në disa shkolla rurale, konservatore dhe/ose fondamentaliste. Shih Çështje kryesore të kurrikulës 3-1.



Çështje kryesore të kurrikulës
Nevoja për këndvështrimin historik
Të gjithë arsimtarëve profesionistë, përfshirë specialistët e kurrikulës, u nevojitet një këndvështrim historik për integrimin e së shkuarës në të sotmen. Kuptimi i historisë jo vetëm na ndihmon të mos përsëritim gabimet e së kaluarës, por na përgatit më mirë për të tashmen, si në drejtim të botës abstrakte, ashtu dhe të asaj reale.
Për rëndësinë e kuptimit të historisë dhe historisë së arsimit mund të jepen shumë arsye të tjera.


  1. Zhvillimi i ideve në arsim është pjesë e trashëgimisë intelektuale dhe kulturore.

  2. Nocioni ynë mbi njeriun e arsimuar (ose njeriun e përgatitur profesionaisht) është tepër i ngushtë dhe teknik; ideja që njeri i arsimuar (ose profesionist) është ai që është zhytur në kuptimin e shkencave humane dhe shoqërore, duhet zgjeruar. Kjo ide buron nga historia.

  3. Diskutimi i teorive dhe praktikave të ndryshme në arsim kërkon kuptimin e themeleve historike (por dhe filozofike, psikologjike dhe shoqërore).

  4. Kuptimi i themeleve historike në arsim na ndihmon në integrimin e kurrikulës, procesit mësimor dhe mësimdhënies.

  5. Historia mund të studiohet për të kuptuar praktikat e sotme pedagogjike.

  6. Në zhvillimin e kurrikulës së përgjithshme ose bazë, këndvështrimi historik është vendimtar.

  7. Nëpërmjet këndvështrimit historik, specialistët e kurrikulës mund të kuptojnë më mirë lidhjen midis përmbajtjes dhe procesit në lëndët e ndryshme.

  8. Me përdorimin e historisë, sidomos të shembujve të rasteve, kemi më tepër mundësi të shtojmë një notë morale në arsimin tonë akademik.

  9. Historia e arsimit i lejon zbatuesit të kuptojnë lidhjet midis asaj që nxënësit kanë mësuar (të shkuarës) dhe asaj që po mësojnë (të tashmes).

  10. Studimi i historisë së arsimit është i rëndësishëm për qëllimet e veta teorike dhe praktike.


Download 129,01 Kb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©www.hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish