AMCP – Agressive Manifest Conflict Process
ASK – Agjensia e Statistikave të Kosovës
BEI – Banka Evropiane për Investime
BERZH – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
CARDS – Asistenca e Komitetit për rindërtim, zhvillim dhe stabilizim
CEFTA – Marrëveshja e tregtisë së lirë e Evropës Qendrore
CMCCR – A Comprehesive Mapping of Conflict and Conflict Resolution
ICG – International Crisis Group
IFOR – The Implementation Force
IFS – Instrument for Stability
IHD – Investimet e Huaja Direkte
IPA – Instrumenti për Ndihmën apo Asistencën e para-antarësimit
MCP – Manifest Conflict Process
MIE – Ministria e Integrimit Evropian
MMF – Mekanizmi i Mbikqyrjes Fiskale
MSA – Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit
MTL – Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë
PSA – Procesi i Stabilizim-Asociimit
PSSP – Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm
PVMSA – Plani i Veprimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit
PVPE – Plani i Veprimit për Partneritet Evropian
SFOR – Forcat e Stabilizimit
SME / NVM – Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme
SPP – Sistemi i Përgjithësuar i Preferencave
UNMIK – Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë
UNPROFOR – Forcat Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara
HYRJE Konsiderata të përgjithshme
Kosova si një shtet i ri në rajon, po kalon një proces dinamik të ndikuar nga faktorë që jo domosdoshmërisht lidhen me procesin e integrimit por është rëndësia e këtij të fundit që duhet studiuar me prespektivë zhvillimin e qëndrueshëm në të ardhmen. Rruga për të ngritur një demokraci funksionale, me institucione të qëndrueshme dhe ekonomi të lirë të tregut kërkon kapacitete komplekse, maturim politik dhe sensibilizim në hartimin e strategjisë të marketingut ndërkombëtar, gjë që po ashtu do të sigurojë vlerë të lartë në krijimin e marrëdhënieve tregtare.
Pavarësia e Kosovës është njohur nga më shumë se 100 vende, nga të cilat 25 janë shtete anëtare të BE-së. Republika e Kosovës është anëtarësuar në institucionet kryesorendërkombëtare, siç janë: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) si dhe Banka Evropiane përRindërtim dhe Zhvillim etj. Në këtë kuadër përveç aspiratave drejt integrimit evropian dhe më gjerë, Kosova me synim përmirësimin e standardit të jetesës, nxitjen e zhvillimit ekonomik si dhe transformim të shpejtë të marrëdhënieve politike dhe tregtare, reformë të qëndrueshmetë administratës publike dhe një cikël zhvillimi ekonomik, investime të huaja direkte, zbutjen e varfërisë etj., do të duhet të fuqizojë përpjekjet për t’iu afruar standardeve rajonale dhe globale të këtyre institucioneve.
Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) është e rëndësishme dhe strategjike përKosovën.Ekonomia e Kosovës radhitet ndër më të pazhvilluarat në Evropë, me aktivitet ekonomik kryesisht importues, ku eksportimbulon vetëm mbi 10% të importit (Kipred, 2012). Kjo dinamikë jo e favorshme në tregtinë ndërkombëtare është kyçi për arsyetimin e nivelit të ulët të zhvillimit ekonomik. Natyrisht, që të eksportosh në tregjet rajonale dhe globale kërkon paraparakisht identifikimin e përparësive krahasuese, përpjekjeve institucionale publike dhe private, shndërrimin e tyre në përparësi konkurruese, e cila kërkon kohën dhe ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve të mësipërm vendas dhe jo vendas (Kristo, 2008).
Ofrimi i shërbimeve publike dhefunksionimi efektiv i shtetit mbështeten në një administratë publike profesionale, efiçente dhetransparente, me një sistem edukimi cilësor dhe një prespektivë të biznesit bazuar në filzofinë e mësipërme. Njohja dhe zbatimi i marrëveshjeve të integrimit nga një spektër sa më të gjerë i subjekteve, përbën një pikë nevralgjike në suksesin e këtij procesi.
Në këtë punim përveç arsyetimit dhe skanimit të literaturës lidhur me objektin e kërkimit është realizuar kërkimi lidhur me shkallën e njohjes së marrëveshjeve integruese nga administata publike, sistemi arsimor dhe bizneset nën veçantitë e një vendi si Kosova, ku risqet politike dhe historike, e bëjnë të veçantë studimin me kontributet e përditësuara vendase dhe të huaja. Pjesë e kërkimit është edhe prezantimi i një modeli të manaxhimit të konflikteve për të treguar se integrimi nuk është një funksion që varet vetëm nga ecuria ekonomike e një vendi, përmirësimet në sistemin gjyqësor apo njohja e integrimit si proces kompleks nga grupet e targetuara, por është një funksion që shpjegohet mjaftueshëm nga shkalla e konflikteve rajonale dhe zgjidhja e tyre. Punimi përmbyllet me gjetjet, përfundimet dhe rekomandimet të derivuara nga kërkimi dhe analiza empirike dhe teorike të cilat gjykohen si referenca për grupe specifike, më afër procesit të integrimit të Kosovës.
Qëllimi i punimit
Tema e përzgjedhur gjykoj që i përgjigjet një drejtimi aktual në mori të problemeve që një vend i ri në tranzicion provon. Nuk ka asnjë dyshim që Kosova është orientuar nga integrimi ekonomik evropian dhe më gjerë. Çështja qëndron se sa e njohim dhe sa larg jemi standardeve që hap mbas hapi do të duhet të ndërmarrim për t’iu afruar standardeve evropiane. Për këtë, studimi është përqëndruar në marrëveshjet bazike të integrimit siç është CEFTA dhe MSA në rrugën drejt BE-së. Qëllimi i studimit është pikërisht skanimi i raportit që kanë administrata publike, qendrore dhe lokale, sistemi i edukimit si dhe biznesi në këtë drejtim dhe leximi i prirjeve integruese në varësi të raportit të Kosovës me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Objektivat e punimit
Për të realizuar këtë qëllim janë vendosur objektivat që konsideruar veçantitë e përmendura më sipër konsistojnë në:
-
Skanim të literaturës që lidhet me procesin e integrimit në përgjithësi, marrëveshjeve specifike: CEFTA dhe MSA, si dhe me prirjet e vendeve në situata krahasimisht të ngjashme me Kosovën në tranzicionin drejt BE-së;
-
Analizë specifike, teorike e literaturës për sa i përket nënshkrimit të bashkëpunimit me CEFTA, marrëveshjet dypalëshe, negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në kuadër të procesit të integrimit të Kosovës në BE;
-
Konsideruar veçoritë e raporteve: konfikte politike dhe tregtare, objektiv është të arsyetohet një model në manaxhimin modern të tyre;
-
Analiza e tregut të informacionit mbi njohjen dhe ndikimin e marrëveshjeve integruese nëpërmjet analizës empirike, rezultatet e së cilës do të shërbejnë si bazë për rekomandime të mundshme në përmirësimin e politikave në këtë treg specifik.
Do'stlaringiz bilan baham: |