Departamenti marketing


Rregullat e origjinës dhe përfitimi i origjinës



Download 0,54 Mb.
bet7/20
Sana11.06.2017
Hajmi0,54 Mb.
#10864
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   20

1.4Rregullat e origjinës dhe përfitimi i origjinës


Rregullat e Origjinës së mallrave janë të përfshira në Aneksin 4 të Marrëveshjes “Protokolli mbi përkufizimin e konceptit Produktet e Origjinës dhe Metodat e Bashkëpunimit Administrativ”.Këto rregulla janë të bazuara në rregullat Pan-Europiane e të cilat kanë qenë të implementuara edhe në marrëveshjet bilaterale të tregtisë së lirë, të cilat i ka aplikuar Kosova në zbatim deri më tani.Kur jemi te rregullat mbi origjinën e produkteve, produkti merr statusin e origjinës kur produkti është prodhuar tërësisht në nivel lokal dhe produkti i nënshtrohet proceseve të tjera / përpunuesve (Kristo, 2004).Produkti do të fitojë origjinën kosovare në qoftë se ai produkt është i përfituar tërësisht në Kosovë (neni2.a) ose në qoftë se është punuar apo përpunuar në masë të mjaftueshme (neni 2.b). Kryesisht bëhet fjalë për produktet të cilat nuk janë tërësisht të fituara në Kosovë mirëpo i plotësojnë kriteret nga lista e punimit apo përpunimit specifikisht:


  • Produkte të regjistruara në Kosovë ose në një vend anëtar të BE-së;

  • Produkte të cilat “lundrojnë” nën flamurin kosovar ose të një vendi anëtar të BE-së;

  • Produkte të përfituara në një masë prej 50% nga prodhues kosovarë ose të vendeve anëtare në BE ose nga ndërmarrje me “head quarters” në këtë republikë ose të një vendi anëtar në të cilat manaxheri/manaxherët apo kryetari i bordit të drejtorëve dhe shumica e pjestarëvë të tij të jenë me origjinë kosovare ose të një vendi anëtar dhe ku të paktën 50% e kapitalit të i përkasë Kosovës apo një vendi anëtar;

  • Produkte të prodhuara nga punonjës në masë 75% me origjinë kosovare ose të një vendi anëtar.

Sigurisht që thyerja e një trupi të tillë kriteresh do të shoqërohet me efekte në tregtinë e lirë, në investime dhe në strukturat industriale. Le të fokusohemi tek efekti në tregtinë e lirë. Nga këndvështrimi ekonomik, është supozuar se minimizimi i restriksioneve, sjell që nëpërmjet tregtisë së lirë të kemi një shpërndarje të burimeve ekonomikisht efiçente. Sipas supozimit të tregtisë së lirë bazuar në përparësitë krahasuese të një vendi, pengesat mbrojtëse do të çojnë në një rezultat më pak efiçent për tregtinë. Pikërisht, kyështë rasti ku rregullat e origjinës janë përdorur si një instrument për të përforcuar masat proteksioniste. Në qoftë se “tregtia e pandershme” (p.sh., produktet e subvensionuara ose të dampuara) po disorienton tregun në mënyrë që rezulati të konsitojë në një shpërndarje inefiçente e prodhimit dhe tregtisë, bazuar në teorinë e avantazhit krahasues, diskriminimi me anë të kundër-veprimit mund të gjykohet si i pranueshëm. Në këtë rast përcaktimi në mënyrë strikte i rregullave të origjinës mund të përforcojë masat e hartuara për të rregulluar disorientime të këtij lloji.

1.5Marrëveshja e Stabilizim Asociimit –struktura


Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së CEFTA-s, Qeveria e Kosovës po punon drejt nënshkrimit të Marrëveshjeve tjera që do të ndihmonin hyrjen e Kosovës në Bashkësinë Evropiane, e radhës është edhe Marrëveshja e Stabilizim – Asociimit (MSA).

Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA) është marrëveshje ligjore ndërkombëtare mes shtetit nënshkrues dhe Bashkimit Evropian dhe kryesisht bazohet në Acquis Communautaire2 të BE-së dhe për shpalljen e saj mbështetet në legjislacionin e shtetit bashkëveprues. Marrëveshjet për Stabilizim –Asociimjanë implementuar në shtetet e ndryshme të Ballkanit perëndimor që në mënyrë eksplicite nënkupton përgatitjen e shtetit përkatës për anëtarësim në BE në të ardhmen. Marrëveshjet për Stabilizim –Asociimjanë të bazuara në partneritet progresiv, ku BE-ja ofron një përzierje të koncesioneve tregtare, ekonomike dhe ndihmës financiare (Programi IPA) dhe marrëdhënie kontraktuese (Marrëveshjet për Stabilizim – Asociim).

Procesi i Stabilizim - Asociimit (PSA) është politika e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor3, i krijuar me qëllim integrimin Evropian. Përmes Procesit të Stabilizim – Asociimit, synimi i BE-së fillimisht ishte të siguronte paqe dhe siguri në rajonin e Ballkanit perëndimor, duke shërbyer si përkrahës i institucioneve demokratike për sigurinë e zbatimit të ligjit. Synim tjetër i BE-së, është të mbështesë shtetet në tranzicion në zhvillimin e një ekonomie gjithëpërfshirëse të tregut që është konkurruese dhe plotësuese me atë të BE-së. Për më tepër, përmes këtij procesi BE-ja promovon bashkëpunimin rajonal midis shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe përkrah shtetet në krijimin e kapaciteteve dhe kritereve për miratimin dhe implementimin e standardeve Europiane, duke përfshirë Acquis Communautaire dhe standardet ndërkombëtare.

PSA vendos qëllime të përbashkëta dhe politika ekonomike për të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor por progresi i arritur nga çdo shtet brenda këtij procesi matet individualisht. Shtetet që marrin pjesë në PSA u nënshtrohen reformave transformuese që synojnë konsolidimin e demokracisë dhe sundimin e së drejtës, si dhe krijimin e një ekonomie funksionale të tregut përmes një qasjeje graduale të legjislacionit të komunitetit në ligjet e tyre nacionale.

Plani i Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (Plani i Veprimit përMSA) paraqet dokumentin kyç strategjik të Qeverisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Nëpërmjet këtij roli, Plani i Veprimit për MSA-së është pasardhës i Planit të Veprimit për Partneriteti Evropian (PVPE) dhe ndërtohet mbi përvojën dhe mekanizmat institucionale të themeluara përgjatë viteve.


Plani i Veprimit për MSA-në është i ndarë në dy pjesë kryesore: në pjesën narrative dhe tabelën e veprimeve.Pjesa narrative e Planit të Veprimit për MSA-në përbëhët nga tre pjesë: (1) Kriteret Politike; (2)Kriteret Ekonomike; dhe (3) Aftësia për të marrë përsipër detyrimet që rrjedhin nga MSA-ja.

Secila pjesë e narrativit, përveç kritereve ekonomike, ofron katër lloje të të dhënave:



  1. Progresin e arritur në kuadër të kornizës ligjore, kapaciteteve institucionale dheimplementimit të politikave;

  2. Sfidat kryesore në kuadër të kornizës ligjore, kapaciteteve institucionale dheimplementimit të politikave;

  3. Kriteret për fillimin e negociatave për MSA-së dhe përshkrimi i masave që duhet tëndërmerren;

  4. Objektivi që duhet të përmbushet me qëllim të marrjes përsipër të detyrimeve në kuadërtë MSA-së dhe përshkrimi i masave përkatëse.

Plani i Veprimit i MSA-së përbëhet nga 200 masa, nga të cilat 47 masa janë në kapitullin ekritereve politike, 19 masa nën kapitullin e kritereve ekonomike dhe 133 masa nën aftësitë për të marrëpërsipër detyrimet që rezultojnë nga MSA.


Plani i Veprimit për MSA-në do të shërbejë si strategji kyçe e Qeverisë në rrugën e saj drejtanëtarësimit në BE, si e tillë ajo do të shërbejë si një pikë referimi për institucionet shtetërorekur të vendoset për prioritetet vjetore, planet e rekrutimit, planet strategjike për investime,planet për TI dhe ndërtimin e kapaciteteve njerëzore, ndihmën e donatorëve, si dhe komunikimin dhe aktivitetet informuese. Pasi miratohet Plani i Veprimit i MSA-së nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dotë dorëzohet për komente tek Komisioni Evropian (KE). Pasi të përftohen këto të fundit, do tëjenë pjesë integrale e dokumentit.
Monitorimi i Planit të Veprimit për MSA-në do të bëhet me anë të sistemit elektronik tëmonitorimit dhe raportimit që është zhvilluar bashkarisht nga Qeveria e Kosovës dheKomisioni Evropian. Që nga viti 2010, Ministria e Integrimit Evropian ka përdorur në mënyrësistematike bazën e të dhënave të monitorimit dhe rishikimit(M&R) për përgatitjen e raporteve zyrtare për KomisioninEvropian.
Pra, integrimi i mëtejshëm në ekonominë botërore, i pashmangshëm dhe i domosdoshëm do të rezultojë në uljen e barrierave tregtare dhe do të ofrojë mundësi të reja për Kosovën si rritja e bashkëveprimit tregtar mes vendeve dhe efekti i drejtëpërdrejtë në rritjen ekonomike përmes suficitit tregtar. Përveç kësaj, Kosova aktualisht përfiton nga Masat Autonome Tregtare të BE‐së; kjo korrespondon me trajtimin preferencial i cili mundëson qasje pa taksa doganore në tregun e BE‐së.  Megjithatë, marrëveshja e fundit tregtare do të zëvendësohet së shpejti me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), një marrëveshje e cila gradualisht do të çojë të dyja palët drejt një zone të tregtisë së lirë bilaterale me heqjen e tarifave të importit. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) përfaqëson marrëdhënien e parë kontraktuale midis Kosovës dhe BE‐së dhe kjo konsiderohet si pikë kthesë e rëndësishme në procesin e integrimit evropian të Kosovës. 

Prandaj, për Kosovën, është më me interes një marrëveshje me bllokun më të madh tregtar në botë. Bizneseve kosovare do tʹu jepet qasje tek 500 milionë konsumatorë në 28 shtetet anëtare të BE‐së. Bizneset do të përfitojnë nga MSA‐ja me uljen e barrierave tregtare dhe krijimin e një mjedisi më të qëndrueshëm dhe transparent tregtar dhe të investimeve; për kompanitë gjithashtu do të jetë më e lehtë dhe më e lirë të eksportojnë prodhimet e tyre në tregjet partnere tregtare. Përveç kësaj, përfitimet nga MSA‐ja shkojnë përtej tregtisë, sepse BE‐ja lidh MSA‐të në këmbim të premtimeve për reformë politike, ekonomike, tregtare në një vend. Në këtë aspekt, Kosova do të bëjë përparime të mëdha në fushat si pronësia intelektuale, prokurimi publik, politika e konkurrencës, dhe tregtia dhe zhvillimi i qëndrueshëm. 

Megjithatë, nënshkrimi i MSA-së nuk duhet të përkthehet si një moment euforik në këtë proces dinamik integrimi, por institucionet e qeverisjes lokale dhe qëndrore do të duhet të shohin përtej nënshkrimit në letër të një marrëveshjeje që kaltaizon rrugën e integrimit në BE. Pikërisht dinamikat e rrugës drejt BE-së skanohen si sfida. Disa nga këto sfida janë identifikuar në vazhdim në përmbledhjen e Dimensionit Tregtar të MSA-së me BE-në dhe Ekonominë e Kosovës publikuar nga “Asistenca Teknike e Zhvillimit të Mëtejshëm të Politikës Tregtare të Kosovës”.

Pozicioni negociues i Kosvës është bazuar në konsultime me grupe të ndryshme të interesit, përfshirë prodhuesit vendor dhe komunitetin e biznesit. Marrëveshja është kryesisht rezultat i analizave, kërkesave dhe informacioneve të cilat Përfaqësia Negociuese i ka marrë vazhdimisht nga komuniteti i biznesit dhe përfaqësuesit e tyre përmes komunikimit të drejtëpërdrejtë dhe diskutimeve të hollësishme në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe me Nën-Grupet për Politikë Tregtare në Ministinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI). Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve në Kosovë vazhdimisht janë informuar dhe konsultuar në lidhje me procesin e negociatave dhe janë marrë parasysh rekomandimet e tyre në lidhje me listën e produkteve që do të mbrohen apo lirohen nga taksat doganore në marrëveshjen përfundimtare. Bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës, roli i Kryenegociatorit i është deleguar Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE) por MTI-ja e ka udhëhequr procesin e negocimit për pjesën tregtare të marrëveshjes. Përveç kësaj, në këtë proces u angazhuan institucionet e tjera të Kosovës, përfshirë këtu Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Siç u prek edhe më sipër, procesi i negociatave është mbështetur në analizën e detajuar të ndikimeve të mundshme që marrëveshja shkakton në ekonominë e Kosovës dhe në veçanti në sektorin e jashtëm, në prodhim, punësim dhe të ardhurat qeveritare. Për sa i përket ndikimit në sektorë të veçantë, MTI-ja ka krijuar pozicionin e saj në bazë të një metodologjie të veçantë. Ajo i ka identifikuar produktet e ndjeshme duke marrë parasysh dy treguesit kryesorë të referencës: bilancin tregtar (“a importon apo eksporton Kosova më shumë nga mallrat përkatëse?”) dhe tendencën e bilancit tregtar (“a është deficiti/suficiti në rritje apo në rënie?”) në veçanti, rastet ku ka deficit të rëndësisë madhore për ekonominë kosovare dhe si të tilla të ndjeshme në pjesën e negociatave.

Konsiderohej se sektorët që drejtohen nga këto prirje mund të tregojnë se po zhvillohet një lloj zëvendësimi i importit dhe/ose eksportet janë në rritje. Kjo mund të shpjegohet si një prirje e industrive prodhuese për të bërë të krahasueshme me industritë konkurruese në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu, ka pasur sektorë me defiçit të vazhdueshëm tregtar, e si të tillë konsideroheshin të ndjeshëm në përiudhën kohore të liberalizimit.

Marrëveshja me BE-në është mjaft asimetrike, në favor të Kosovës kështu që, të gjitha produktet e Kosovës janë liruar menjëherë nga taksat doganore, me përjashtim të një pjese të cilat janë objekt i kuotave. Nga ana tjetër, Kosova gradualisht do t’i eleminojë taksat doganore sipas periudhave të caktuara kalimtare derisa ekonomia e vendit të bëhet konkurruese me ekonomitë e rajonit. Kosova ka lidhur marrëveshje për99.7% të produkteve kosovare dhe vetëm 0.3% e tyre mbeten jashtë MSA-së. Në fakt, për shkak të shkallës së lartë të ndjeshmërisë, nevojiten koncensione më të mëdha për produktet bujqësore. Si rezultat 11 linja tarifore janë përjashtuar nga negociatat e MSA-së, ndërkohë që janë negociuar 745 linja tarifore. Janë plot, 1204 produkte (68.56%), që do të liberalizohen menjëherë nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes.

Hapja e tregut luan një rol të rëndësishëm në ekonomi në shumë aspekte. Është dëshmuar se tregtia ndërkombëtare është një nga komponentët më të rëndësishëm të rritjes dhe zhvillimit ekonomik, duke përmirësuar kështu financat publike. Dihet se procesi i anëtarësismit në BE ka efekte të rëndësishme pozitive. Pavarësisht ndikimit fiskal të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeve në Kosovë, humbja e të ardhurave qeveritare, e vlerësuar në rreth 25 milion euro, hap tregun e BE-së për bizneset e Kosovës, siguron qasje në teknologji, ekspertizë, etj., zgjeron mundësitë e tregtisë dhe investimeve, sjell efekte pozitive të përhapjes tek prodhuesit e brendshëm, sepse krijon konkurrencë të re, nevojën për inovacione dhe për të qenë paralel me teknologjitë e reja. Përveç kësaj, zgjerimi i tregut rrit kredibilitetin e vendit sa i përket rregullave dhe rregulloreve si dhe kornizës institucionale. Ndikimi i hapjes së tregut në tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte (IHD), është i rëndësishëm për ekonomitë në zhvillim dhe tranzicion si edhe Kosova. Vlen të theksohet se nga prespektiva e Kosovës, liberalizimi i tregtisë ofron mundësinë e lidhjes së prodhuesve vendas me zinxhirët global të vlerës. Ka gjasa që këto efekte të nxitin rritjen ekonomike, punëzënien dhe zbutjen e varfërisë. Krijimi i vendeve të punës nënkupton hyrje më të mëdha dhe si rezultat, standard më të mirë jetese – ose në përgjithësi rritje të mirëqënies.

Mirëpo, përvojat e tjera na diktojnë se përfitimet nga liberalizimi i tregtisë kushtëzohen nga faktorët e ofertës. Ky është edhe rasti me Kosovën. Edhe pse baza e prodhimit në Kosovë është e pakët, me angazhimin e prodhuesve vendas dhe mundësive të reja që kjo hapje e tregtisë pritet të sjellë, kjo bazë prodhimi priret të zgjerohet. Megjithatë, nëse performanca institucionale nuk përmirësohet më tej në mënyrë që të krijojë kushte edhe më të favorshme për bizneset dhe investimet e reja, liberalizimi i tregtisë mund të mos japë plotësisht rezultatet e dëshiruara, të cilat ndikojnë si në përfitimet e konsumatorëve, ashtu edhe të prodhuesve. Për të identifikuar më mirë burimet e rritjes si dhe faktorët që imponojnë rritje, Kosova do të duhet të implementojë politika të përshtatshme siç janë arsimimi më i mirë dhe nivele më të larta të aftësive, infrastruktura më e mirë, stabiliteti financiar dhe makroekonomik, etj.

Përveç aspekteve të lartpërmendura, nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve, Kosova mund të përfitojë nga BE-ja por nga MSA-ja në veçanti, ndihma financiare dhe teknike. Ky lloj i mbështetjes pritet të luajë rol të rëndësishëm në nxitjen e zbatimit të reformave që kanë të bëjnë me arsimin, trajnimin, shërbimin bankar dhe financat, promovim të ndërrmarjeve të vogla dhe të mesme dhe stabilizim makroekonomik. Një pjesë e mirë e asistencës financiare të BE-së sigurohet në formë të granteve që do t’i shpërndahen sektorit industrial dhe bujqësor për të përmirësuar dhe rritur prodhimin vendas. Në përgjithësi, duket e arsyeshme të konkludohet se MSA-ja do t’i sjellë dobi ekonomisë dhe bizneseve të Kosovës, duke ofruar mundësi të reja për të tejkaluar pengesat ekzistuese si oferta e lëkundur. Më e rëndësishmja, përparësitë e Marrëveshjes mbi Tregtinë e lirë në kuadër të MSA-së mund të përdoren si mënyrë për të rritur nivelin e produktivitetit, faktor tjetër esencial në përcaktimin e konkurrencës ndërkombëtare të bizneseve në Kosovë.


1.5.1Negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA)


Kosova ende nuk ka marrëdhënie kontraktuale me BE-në. Kushtet për vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me shtetet e Ballkanit Perëndimor janë vendosur në konkluzionet e Këshillit Evropian të Prillit të vitit 1997. Elementet kryesore përfshijnë një angazhim të besueshëm për të ndërmarrë reformat demokratike, duke respektuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut, minoritetet dhe lirinë e shprehjes si dhe mbajtja e zgjedhjeve të rregullta dhe të lira. Në këmbim për përmbushjen e kritereve përkatëse, BE-ja i ofron vendeve aspirante marrëdhëniet kontraktuale për anëtarësim: Marrëveshjet e Stabilizim Asociimit.
Në këtë kontekst, në Tetor të vitit 2012 Komisioni Evropian ka publikuar Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës.Dokumenti përshkruan progresin që Kosova ka arritur në tre vitet e fundit dhe shqyrton nëse Kosova është e gatshme për të filluar negocimin e një MSA-je. Studimi konfirmoi se Kosova“…është kryesisht e gatshme për të filluar negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”. (PVMSA, 2012).Në këtë drejtim, Komisioni do të propozojë direktivën negociuese për MSA, pasi Kosova të ketë përmbushur prioritetet afatshkurtra në fushën e sundimit të ligjit, administratës publike dhe të tregtisë.
Më 12 Dhjetor 2012, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme ka marrë parasysh Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) në mes të BE-së dhe Kosovës dhe iniciativen e Komisionit për të propozuar direktivën negociuese për MSA-në, pasi Kosova të ketë përmbushur prioritetet afatshkurtra, të cilat janë identifikuar në Studimin e Fizibilitetit.Këshilli do të vlerësojë raportin gjatëpresidencës së ardhshme të BE-së. Nëse vlerësimi do të jetë pozitiv, Këshilli pritet të miratojëdirektivën negociuese (PVMSA, 2012).Duke pas parasysh përvojën e zgjerimeve të fundit të Bashkimit Evropian, BE-ja ka prezantuar një qasje të re sa i përket çështjeve të gjyqësorit, të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria. Njëkohësisht i është dhënë një rol më i veçantë çështjeve të sundimit të ligjit, duke përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qasja e re siguron trajtimin e çështjeve të përmendura më lartë në fazat e hershme të procesit të zgjerimit.
Në këtë kontekst, KE-ja dhe Kosova kanë nisur Dialogune Strukturuar për Sundimin e Ligjit më30 Maj 2012. Dialogu i Strukturuar ka për qëllim të ofrojë një forum të nivelit të lartë me një objektiv tëdyfishtë: (1) vendosja e prioriteteve për reforma në fushën e sundimit të ligjit dhe (2) monitorimi dhe vlerësimi i rregullt i progresit të Kosovës drejt përmbushjes së prioriteteve.
Më 16 Dhjetor 2012, Bordi i Guvernatorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH) ka miratuar aplikimin e Kosovës për të qenë anëtare e BERZH-it. Ky nuk është shembulli i fundit i përparimit të Kosovës drejt integrimit në komunitetin ndërkombëtar porkjo gjithashtu do të lejojë që Kosova të përfitojë një financim të madh i cili do tëkontribuojë në promovimin e zhvillimit socio-ekonomik të Kosovës.BE-ja mbetet donatori më i madh në Kosovë, duke siguruar më shumë asistencë për kokë banori sesa në çdo vend tjetër të botës. BE-ja ka mbështetur Kosovën përmes disainstrumenteve të ndryshme të financimit:

  • Asistenca e Komunitetit për Rindërtim, Zhvillim dheStabilizim (CARDS)4,

  • Instrumenti për Stabilitet (IFS), dhe

  • Instrumenti për Ndihmën apo Asistencën e Para-Anëtarësimit (IPA).

Nga viti 1999 deri në vitin 2011, BE-ja ka dhënë mbi2.3 miliardë €, ndihmë financiare dhe afërsisht 1 miliard € në mbështetje të pranisë ndërkombëtare në Kosovë.Në konferencën e donatorëve për Kosovën për vitin 2008, Komisioni zotoi një shumë prej mëshumë se 500 milion€.Në kornizën financiare 2007-2013, BE-ja ka vënë në dispozicion mëshumë se 630 € milion për Kosovën nën IPA.Ndihma IPA aktualisht është kryesisht epërqendruar mbi sundimin e ligjit, ekonominë, tregtinë dhe industrinë dhe reformën eadministratës publike.Në përputhje me komunikatën e Komisionit të lëshuar në Tetor të vitit2009 “Kosova – Përmbushja e Perspektivës së saj Evropiane” dhe konkluzionet e Këshillit të dhjetorit 2009 Komponenti për Bashkëpunim Ndërkufitar IPA (komponenti II) është aktivizuar për Kosovën në vitin 2010.Për të rritur përfshirjen e shoqërisë civile në dialogun politik dhe tëzhvillimit të Kosovës, një shumë prej 3.3 milion € është vënë në dispozicion nën Programin eAsistencës për Shoqërinë Civile 2011 -2013.


Në bazë të procesit të zgjerimittë Ballkanit Perëndimor ekziston një numër i hapave formal që do të shënojnë rrugën eintegrimit Europian të Kosovës në BE dhe ata hapa janë: Komisioni Evropian vlerëson që Kosova ka përmbushur kriteret për hapjen e negociatave për MSA-në, Mandati i Këshillit për të filluar negociatat për MSA-në me Kosovën, negociatat e MSA-së përfundojnë dhe MSA-ja duhet nënshkruar (pjesa tregtare e marrëveshjes hyn në fuqi), zbatimi i kënaqshëm i MSA-së dhe aplikimi për statusin e kandidatit.

Download 0,54 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   10   ...   20




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©www.hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish