Departamenti marketing


Pyetjet kërkimore dhe hipotezat



Download 0,54 Mb.
bet3/20
Sana11.06.2017
Hajmi0,54 Mb.
#10864
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20

Pyetjet kërkimore dhe hipotezat


Pyetjet kërkimore në funksion të objektivave dhe qëllimit të temës, janë si më poshtë:

  1. 1Sa ndikojnë konfliktet historike apo të kohës në dinamikën e antarësimit të vendeve, rasti i Kosovës?

  2. A është gjinia një faktor përcaktues në vlerësimin e njohjes dhe leximit të CEFTA-s nga kategoritë e pyetura?

  3. A është punësimi një faktor përcaktues në vlerësimin e njohjes dhe leximit të CEFTA-s nga kategoritë e pyetura?

  4. A ndikon njohja e CEFTA-s në njohurinë e përshtatjes së legjislacionit kosovar për integrimin në BE?

Si hipotezë kryesore e punimit është nëse ka lidhje mes nivelit të njohjes së procesit të integrimit dhe shkallës së informimit që merret nga burimet e përgjedhur. Nënhipotezat e studimit janë si më poshtë:

  1. H0 : nuk ka lidhje mes nivelit njohës të integrimit dhe nivelit informativ nga televizioni pra variacioni i njërit variabël nuk shoqërohet me variacion në variablin tjetër.

  2. H0 : nuk ka lidhje mes nivelit njohës të integrimit dhe nivelit informativ nga programet radiofonike pra, variacioni i njërit variabël nuk shoqërohet me variacion në variablin tjetër.

  3. H0 : nuk ka lidhje mes nivelit njohës të integrimit dhe nivelit informativ nga artikujt e gazetave pra, variacioni i njërit variabël nuk shoqërohet me variacion në variablin tjetër.

  4. H0 : nuk ka lidhje mes nivelit njohës të integrimit dhe nivelit informativ nga interneti pra, variacioni i njërit variabël nuk shoqërohet me variacion në variablin tjetër.

  5. H0 : nuk ka lidhje mes nivelit njohës të integrimit dhe nivelit informativ nga publikimet e delegacionit të BE-së në pra, variacioni i njërit variabël nuk shoqërohet me variacion në variablin tjetër.

  6. H0 : nuk ka lidhje mes nivelit njohës të integrimit dhe nivelit informativ nga publikimet e Ministrisë së Integrimit pra, variacioni i njërit variabël nuk shoqërohet me variacion në variablin tjetër.

  7. H0 : nuk ka lidhje mes nivelit njohës të integrimit dhe nivelit informativ nga publikimet shkencore të universiteteve pra, variacioni i njërit variabël nuk shoqërohet me variacion në variablin tjetër.

  8. H0 : nuk ka lidhje mes nivelit njohës të integrimit dhe nivelit informativ nga publikimet dhe komunikimet e ambasadave/OJQ-ve pra, variacioni i njërit variabël nuk shoqërohet me variacion në variablin tjetër.

  9. H0 : nuk ka lidhje mes nivelit njohës të integrimit dhe nivelit informativ nga publikimet e instituteve kërkimore pra, variacioni i njërit variabël nuk shoqërohet me variacion në variablin tjetër.

Metodologjiae përdorur në studim


Për realizimin e këtij studimi është përdorur një metodologji që konsiston në një kombinim të të dhënave primare me ato sekondare. Një pjesë e konsiderueshme e të dhënave primare janë siguruar nëpërmjet shfrytëzimit të bibliotekave elektronike dhe botimeve të ndryshme, si dhe diskutimeve shkencore me ekspertë të fushës. Për të studiuar marrëveshjet në fjalë si dhe procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, janë shpërndarë pyetësorë, të cilët janë standard për të gjithë personat e përfshirë në studim. Konkretisht u shpërndanë dhe u plotësuan nga grupet pyetësorë ku prej tyre vetëm 350 ofrojnë të dhëna të përpunueshme (pasi u krye pastrimi i databazës) si më poshtë:

  • 80 nga Administrata publike,

  • 70 nga ndërmarrjet,

  • 200pyetësorë në Universitete, nga këto të fundit 80 u plotësuan nga profesorati dhe 120nga studentët.

Gjatë intervistës u përdor një pyetësor i përbërë prej 23pyetjeshtëndara në katër kategori:

  1. Informacion i përgjithshëm mbi të anketuarin/ën;

  2. Informacion mbi CEFTA;

  3. Informacion mbi marrëveshjet dypalëshe dhe MSA;

  4. Informacion mbi procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Përveç pyetjeve të mbyllura (close - ended), në pyetësor u përdorën edhe pyetje të hapura (open-ended) në mënyrë që informacioni i marrë nga i/e anketuari/a ti përgjigjet më së miri funksionit të kërkimit.Në një pjesë të rasteve pyetësori u vetë-administrua nga të intervistuarit (self-administered questionaire) ndonëse, në përgjithësi pyetësorët e vetë-administruar kanë një përqindje më të lartë gabimesh në plotësim sesa ato të administruar nga intervistuesit.Megjithatë, kjo metodë e mbledhjes së të dhënave u konsiderua vetëm në rastet kur mbledhja e tyre kishte kosto shtesë.(Shiko Aneks 1: Pyetësori i Përgjithshëm).


Konsideruar faktorët që ndikojnë në integrimin evropian të Kosovës, lindi nevoja e trajtimit të konfliktit të vjetër me shtetin serb si dhe dinamikat e tij sot drejt transformimit në një konflikt tregtar. Për të prekur më nga afër filozofinë e efektit të një krize rajonale në integrim dhe nevojës së manaxhimit të saj, do të arsyetohet një model menaxhimi konfliktesh i strukturuar në faza dhe i analizuar nëpërmjet burimeve ekzistuese të informacionit. Përdorimi i dy metodologjive që presim të derivojnë konkluzione të pavarura por që tregojnë mjaftueshëm për integrimin është një mënyrë që mund të arsyetojë dhe analizojë se ku janë dhe ku po shkojnë prirjet e integrimit evropian të Kosovës.
Integrimi sipas analizës së punimit ka dy shtylla kryesore: si po vepron shteti dhe çfarë mendojnë qytetarët e vetë lidhur me të. Nëpërmjet analizës kryesisht cilësore të modelit të menaxhimit të konflikteve, do të mundohemi të arsyetojmë prirjet integruese në situatë kushtëzuese si konflikti dhe nëpërmjet analizës së të dhënave të pyetësorit do të prezantojmë ideologjinë e integrimit të përbërë nga njohuria dhe prespektiva e katër grupeve të ndryshme të popullatës.

Rëndësia e punimit


Rëndësia e studimit qëndron tek vlerësimi i prirjeve në mënyrë të dyfishtë. Pra, sa po përpiqen institucionet e larta qeveritare për t’iu përqasur integrimit dhe sa e duan qytetarët integrimin. Sot, kudo në botë, tregu i informacionit dhe qarkullimit të tij është esencial në vlerësimin e zhvillimit të qëndrueshëm, e aq më tepër kur flitet për integrim ndërkombëtar. Analiza e njohjes dhe ndikimit të marrëveshjeve integruese nga publiku i gjerë, përbën kapacietin e shtrirjes dhe veprimit të politikave të ndërmarra nga institucionet lokale dhe qendrore në këtë treg dinamik.
Gjithashtu, njohja në nivel të konsiderueshëm e ndikimit të krizave rajonale shpesh me përbërje konfliktuale nga audienca kombëtare e një vendi, sidomos në kushte tranzicioni dhe integrimi, është tregues robust i ndërgjegjësimit qytetar mbi marrëdhëniet e jashtme mes vendeve. Në këtë mënyrë, vetë popullata e Kosovës mund të bëjë vlerësimin e saj mbi prirjet integruese dhe se sa larg apo afër ndodhet Kosova drejt të qënurit një vend evropian, me standarde evropiane dhe sfidat apo reformat që ky komunitet i përballë me vendet kandidate.

Download 0,54 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©www.hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish