Departamenti marketing


Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Qëndrore



Download 0,54 Mb.
bet6/20
Sana11.06.2017
Hajmi0,54 Mb.
#10864
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20

1.3 Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Qëndrore


Konsideruar skanimin dhe paraqitjen në shifra të situatës ekonomike kosovare, bazuar në treguesit kryesor makroekonomik, procesi i integrimit duhet kuptuar si një program reformash, që i afron vendet me modelin evropian të shtetit, të demokracisë dhe të funksionimit të ekonomisë. Për shkak të një historiku dinamik dhe vështirësish politike, integrimi në Kosovë, perceptohet shpesh si një mundësi për lëvizje të lirë. Por, ai nuk duhet marrë thjeshtë si proces i “eleminimit të kufijve”, që do të bëjë të mundur lëvizjen e lirë të njerëzve në drejtim të vendeve më të zhvilluara të Evropës, duke anashkaluar faktin se një përfitim i tillë arrihet, vetëm si rrjedhojë e konsoldimit të demokracisë dhe zhvillimit të ekonomisë së tregut. Në sajë të tendencave që kufijtëe shteteve përkatësetë jenë të ndarë dhe të përkufizuar, nga njëra anë dhe të varur nga ana tjetër, barrierat që i ndajmë dhe i identifikojmë si tërësi të veçanta, bëhen pengesa të padëshirueshme por edhe të dëshirueshme njëkohësisht. Pengesat tejkalohen nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit ekonomik në rradhë të parë me realizimin e këmbimit tregtar mes shteteve, përkatësisht nëpërmjet eksporteve dhe importeve (Jakupi, 2008, fq.4).

Marrëveshja e tregtisë së lirë e Evropës Qëndrore (Central European Free Trade Agreement – CEFTA), u krijua me qëllim eleminimin e tarifave, kuotave dhe tregtimin e më shumë mallrave midis vendeve anëtare. Me iniciativën e kryeministrit hungarez, përfaqësuesit më të lartë të Çekosllovakisë, Hungarisë dhe Polonisë, u mblodhën në Vishegrad dhe në 15 shkurt 1991 nënshkruan “ Deklaratën mbi Bashkëpunimin midis Republikës së Polonisë, Republikës Federale të Çekosllovakisë dhe Republikës së Hungarisë”, në rrugën e përparimit drejt integrimit evropian për të vazhduar më pas me Deklaratën e Krakovit të 6 tetorit 1991, Deklaratën e Poznanit të 25 nëntorit 1994 dhe Deklaratën e Zagrebit të 29 nëntorit 2005, të pranuara si rezultatet e mbledhjeve të përfaqësuesve të lartë të Palëve të CEFTA-s. Qëllimi i këtyre ishte mobilizimi i përpjekjeve të përbashkëta për integrimin e vendeve të Europës Juglindore. Me anë të kësaj deklarate, dëshironin të adoptonin sistemin politik, ligjor, ekonomik dhe të sigurisë dhe kërkonin mundësi zhvillimi si dhe bashkëpunim ekonomik. Këto objektiva themelore përfshijnë edhe konsolidimin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut, të lëkundura gjatë asaj periudhe si pasojë e historikut të zhvillimit të tyre.


Shtetet anëtare të CEFTA, duhet që të riafirmojnëangazhimin e tyre për Aktin Final të Konferencës mbi sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë, Kartën e Parisit dhe veçanërisht parimet që gjenden në dokumentin final të Konferencës së Bonit mbi Bashkëpunimin Ekonomik në Evropë si dhe duke pasur parasysh parimet që gjenden në Memorandumin e Mirëkuptimit për Liberalizimin dhe Lehtësimin e Tregtisë më 27 qershor 2001, të adoptuar nga palët nën kujdesin e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore dhe rrjetit përkatës të marrëveshjeve bilaterale të tregtisë së lirë të lidhura ndërmjet tyre. Poashtuvendet e CEFTA-s shprehin gatishmërinë e tyre me fokus bashkëpunimin për të kërkuar mënyra dhe instumente që fuqizojnëprocesin e integrimitekonomik në Evropë (CEFTA, 2006).
Me qëllim lehtësimin eprocedurave për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian (BE), vendet e Evropës Qëndrore, Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia, më 1992, formuan Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qëndrore. Marrëveshja e CEFTA-s u bazua në konceptin e ekonomisë së tregut, pasi vendet anëtare mendonin se zhvillimi i mëtejshëm ekonomik mund të arrihet vetëm përmes promovimit të ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së shëndoshë.
Si mekanizëm i përkohshëm, CEFTA nuk përjetoi vetëm anëtarësime por edhe largime. Polonia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Sllovenia iu bashkuan BE-së më 2004 dhe u larguan nga CEFTA. Tri vite më pas edhe Bullgaria dhe Rumania shkëputën antarësimin në CEFTA-n, me antarësimin e tyre në BE.
Tabela Vendet anëtare në CEFTA ndër vite

Palët në Marrëveshje

Viti i hyrjes

Viti i daljes

 Polonia

1992

2004

 Hungaria

1992

2004

Çekoslovakia

 Republika Çeke (1993)

1992

2004

 Slovakia (1993)

2004

 Slovenia

1996

2004

 Rumania

1997

2007

 Bulgaria

1999

2007

 Kroacia

2003

2013

 Maqedonia

2006



 Shqipëria

2007



 Bosnia dhe Hercegovina

2007



 Moldavia

2007



 Mali i Zi

2007



Serbia

2007



Kosova

2007



Burimi: CEFTA Annual Report (2013)
Siç tregohet në tabelë, CEFTA është një mekanizëm para-anëtarësimi në BE, funksioni kryesor i të cilës është që të arrijë një shkallë të tregtisë së lirë mes vendeve kandidate për tu anëtarësuar në BE. Edhe pse jo e obligueshme, CEFTA është rrugë e pashmangshme për të gjitha vendet që aspirojnë integrimin e mëtejshëm evropian.

1.3.1 Objektivat e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirëtë Evropës Qëndrore


Shtetet anëtare të CEFTA janë tëvendosura për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre reciproke tregtare në përputhje me rregullat dhe disiplinore të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), pavarësisht nëse ato janë apo jo anëtarë të saj, duke konsideruar që asnjë dispozitë e kësaj marrëveshjeje nuk mund të interpretohet sikur i përjashton këto shtete nga detyrimet e tyre në marrëveshjet e tjera ndërkombëtare, veçanërisht të OBT-së (CEFTA, 2006).
Përveç Marrëveshjes së CEFTA-s, integrimi në tregti është bërë edhe me vendet jashtë rajonit. Megjithatë kjo është realizuar veçanërisht në favor të importit nga këto vende në Kosovë, e jo dhe aq në favor të eksportit të Kosovës në vendet jashtë rajonit. Prandaj, deri tani nuk vërehet ndonjë përmirësim i dukshëm i bilancit tregtar të Kosovës si pasojë e rritjes së eksportit në vendet e rajonit dhe jashtë tij. Poashtu shtetet krijojnë një zonë të tregtisë së lirë në përputhje medispozitat e kësaj marrëveshjeje dhe në përputhje me rregullat dheprocedurat përkatëse tëOBT-së.

Objektivat e CEFTA janë:



  • Të konsolidojë në një marrëveshje të vetme nivelin ekzistues tëliberalizimit të tregtisë të arritur nëpërmjet rrjetit tëmarrëveshjeve bilaterale të tregtisë së lirë tashmë të lidhurandërmjet palëve (shteteve anëtare në CEFTA);

  • Të përmirësojë më tej kushtet për nxitjen e investimeve, dukepërfshirë investimet e huaja direkte;

  • Të zgjerojë tregtinë e mallrave, shërbimeve dhe të forcojë investimetme anë të rregullave të drejta, të qarta, të qëndrueshme dhe tëparashikueshme;

  • Të eliminojë barrierat dhe deformimet e tregtisë si dhe të lehtësojëlëvizjen e mallrave në transit dhe lëvizjen ndërkufitare të mallravedhe shërbimeve ndërmjet territoreve të palëve;

  • Të sigurojë kushte të drejta të konkurrencës që ndikojnë në tregtinëdhe investimet e huaja dhe të hapë gradualisht tregjet e prokurimitpublik të palëve;

  • Të sigurojë mbrojtjen e përshtatshme të të drejtave të pronësisëintelektuale në përputhje me standardet ndërkombëtare;

  • Të sigurojë procedura efektive për zbatimin dhe aplikimin e kësaj marrëveshjeje;

  • Të kontribuojë për zhvillimin e harmonizuar dhe zgjerimin e tregtisë botërore (CEFTA, 2006).

Gjithashtu objektivat përfshijnë hartimin e procedurave të qarta dhe efektive për zgjidhjen e konflikteve dhe krijimin gradual të zonës së BE-Ballkanit Perëndimor siç parashikohet në Komunikatën e Komisionit Evropian të janarit 2006.


1.3.2 Kriteret e anëtarësimit në CEFTA


Baza ligjore për pranimin e Marrëveshjes së CEFTA-s është në nenin 49 të kësaj marrëveshje. Paragrafi 1 i këtij neni, parashikon se: Pranimi i kësaj marrëveshje mund të bëhet me pëlqimin e të gjitha palëve. Paragrafi tjetër tregon që termat dhe kushtet e pranimit janë të përcaktuara nga Marrëveshja e Anëtarësimit të lidhura ndërmjet të gjitha palëve në njërën anë dhe pala aderuese në anën tjetër.Kriteret për anëtarësim në CEFTA janë të përcaktuara nën Deklaratën e kryeministrave të vendeve anëtare të njohur si Deklarata e Poznan-it. Gjithsej janë tre kritere që përcaktojnë antarësimin e një vendi në CEFTA:

  1. Asociimi me Organizatën Botërore të Tregtisë;

  2. Vendosja e marrëveshjeve të përbashkëta të tregtisë së lirë mes vendeve anëtare;

  3. Ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit me BE-në.

Megjithatë, kriteret e anëtarësimit janë fleksibile dhe mund të ndahen. Për shembull, Kosova nuk është anëtare e OBT-së por është anëtare e CEFTA-s. Kjo ishte e lejuar për të shmangur izolimin e Kosovës. BE-ja i ka inkurajuar vendet e Ballkanit Perëndimor për të hyrë në këtë marrëveshje të tregtisë së lirë e cila është e kufizuar në kohëzgjatje deri sa anëtarët e saj aktual t‘i bashkohen BE-së.


Këto kritere duhen lexuar dhe përkthyer nga vendet që aspirojnë antarësimin në CEFTA si kusht që ekonomitë e tyre të operojnë në një treg të hapur midis vendeve pjesmarrëse në marreveshje, vendeve të BE-së dhe gjithë globit në tërësi. Marrëdhëniet tregtare dhe financiare me BE-në të vendosura nën termat e sipër përmenduara, janë esenciale për dy arsye: e para sikurse u përmend, integrimi nëpërmjet CEFTA është një rrugë që çon në antarësimin e vendeve në Komunitetin Evropian dhe e dyta, shtetet e Ballkanit Perëndimor ishin në vetëdije të ekonomive të dobëta që po krijonin, karakteristikë kjo e rajonit në përgjithësi. Në rrjedhim, këto vende shfaqën nevojën e një partneri të fortë si Bashkimi Evropian, i aftë për të fuqizuar, promovuar dhe asistuar aktivitetin prodhues të rajonit. Nga ana tjetër, autoritetet e BE-së, zbuluan mundësinë e arritjes së dy qëllimeve që u vunë në pah me fundin e Federatës Jugosllave. I pari përfaqëson funksionimin e BE-së si një magnet për shtetet e reja të krijuara në Ballkan me synimin e vetëm, parandalimin e përkeqësimit të çështjeve lidhur me sigurinë dhe stabilitetin e përgjithshëm të fqinjësisë jug-lindore të BE-së.I dyti, konsistonte në zgjerimin e tregut ekszistues mes vendeve të Evropës Perëndimore në një rajon të pazhvilluar në mënyrë që ndikimi politiko-ekonomik i BE-së të rritej në masë kritike (Tempera, 2011).Një këndvështrim i tillë realist ndihmon në të kuptuarit e filozofisë së asistencës së BE-së në plotësimin e kritereve pranuese në CEFTA të Ballkanit Perëndimor.
Trupi i marrëveshjes, trajton një pjesë të rëndësishme të tregtisë së mallrave. Fokusimi në marrëveshje është përqëndruar kryesisht te tregtia midis vendeve anëtare të CEFTA dhe konsolidimi midis tyre. Thellimi i lidhjeve tregtare dhe rritja e shkëmbimit tregtar mes CEFTA dhe rajonit të Ballkanit mendohet të vazhdojë edhe gjatë dekadës së ardhshme, aq kohë sa ende ekzistojnë polemika lidhur me konflikte tregtare që vende të caktuara kanë mes tyre. I njëjti parashikim mund të bëhet edhe për raportin BE–CEFTAnë lidhje me aspektet ekonomike dhe financiare aq kohë sa po vërehen probleme duke filluar nga stabiliteti financiar, tregu i punës deri tek sovraniteti. Gjithashtu liberalizimi i treguttë kapitalit është një tipar kyç i marrëveshjes i cili thekson nevojën e investimeve të huaja direkte (IHD), në rajon po aq sa flukset hyrëse dhe dalëse të stokut të parasë. Konsideruar vështirësitë në realizimin e tyre, është e rëndësishmë të nxitet boom-i ekonomik kryesisht nga aktiviteti prodhues dhe të lejohet hyrja e fondeve të jashtme në ndihmë të tregjeve të brendshme të Ballkanit Perëndimor.

1.3.3 Si duhet kuptuar CEFTA sipas teorive të tregtisë ndërkombëtare?


CEFTA po e lidh Kosovën me një territor të ri ekonomik dhe marrëdhënie midis anëtarëve të saj, me BE-në dhe komunitetin ndërkombëtar. Megjithatë marrëveshja unifikon, thjeshton dhe modernizon marrëdhënjet tregtare midis palëve.Në perspektivë afatgjatë, nuk ka alternativë tjetër për integrimin ekonomik veçse përmes CEFTA-s. Ndërmarrjet e Kosovës duhet të zhvillohen në mënyrë që të jenë konkurente në një treg të tillë. Sipas të dhënave të disponueshme, depërtimi i produkteve të Kosovës në vendet e CEFTA-së është i ngadalshëm për shkak të produktivitetit të ulët, cilësisë së ulët, kostove të larta, mungesa e mbështetjes qeveritare, marketingu i dobët dhe mungesa e investimeve. Pengesa të tjera pengojnë zhvillimin në tregti: për shembull, për të shkuar nga Kosova në Bosnje-Hercegovinë kërkohet tranziti në Vjenë ose në vende të tjera evropiane. Mungesa e lëvizjes së lirë të njerëzve brenda kufijve të vendeve të CEFTA-s, vështirëson lëvizjen e lirë të kapitalit.
Teoritë moderne të tregtisë ndërkombëtarekanë shprehur dyshimet e tyre në lidhje me konceptin dhe praktikat e tregtisë së lirë. Sipas Blinder (2006) i cili më parë kishte përkrahur këto marrëveshje argumentohet se teknologjia do të vërë në rrezik 30-40 milion vende pune në Amerikë. Ai nuk hedh tërësisht poshtë idetë e Rikardos por ai mbron idenë se duhen zbatuar masa mbrojtëse për punëtorët e ngelur pa punë dhe duhet përmirësuar sistemi i edukimit.Një përgjigje e thjeshtë është se biznesi ndërkombëtar po përfshin një pjesë të madhe gjithnjë në rritje të biznesit të përgjithshëm botëror. Sot, do të ishte tepër vështirë të gjenit një kompani të madhe apo të vogël që nuk është e ndikuar nga konkurenca dhe flukset ndikuese globale duke qenë se shumica e kompanive shesin produktet dhe/ose sigurojnë inpute nga vendet tjera dhe/ose konkurojnë produktet dhe shërbimet të ardhura nga jashtë (Kristo, 2008, fq 80).

Një përgjigje mjaft komplekse lidhet me faktin që kur një kompani hyn në fushën e biznesit ndërkombëtar mund të angazhohet në forma të aktivitetit tregtar siç janë eksporti dhe importi qëndryshojnë mjaft nga shitblerjet në vend (Cateora, 1996). Që të operojë efektivisht, manaxheri duhet ta kuptojë këtë diferencë. Gjithashtu biznesi ndërkombëtar zhvillohet në një mjedis mjaft të ndryshëm nga ai vendas. Kushtet e mjedisit të jashtëm të kompanisë: fizik, shoqëror apo konkurues ndikojnë në mënyrat si funsionon biznesi (Dicken, 1992).Edhe në rastet kur nuk keni të bëni drejtëpërdrejtë me përgjegjësitë e biznesit ndërkombëtar, mund të jetë e nevojshme të kuptohet kompleksiteti i tij. Operacionet ndërkombëtare të kompanive dhe rregullimet qeveritare të biznesit ndërkombëtar ndikojnë në fitimin e kompanisë, pagat dhe sigurimet e punonjësve, çmimet e konsumit dhe sigurimin kombëtar. Një kuptim dhe njohje më e mirë e biznesit ndërkombëtar mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve më të argumentuara, si psh. zgjedhja e vendit ku do të punoni, apo cilat politika shtetërore të mbështesni (Kristo, 2004, fq.5)

Mjedisi global, që ndryshon me shpejtësi, krijon mundësi por edhe risqe. Është vështirë të gjendet sot një specialist marketingu që nuk është i ndikuar nënjëfarë mënyre nga zhvillimet globale. Me mbërritjen e komunikimit më të shpejtë, të transportit dhe qarkullimit të mjeteve financiare, bota po zvogëlohet me shpejtësi (Kotler, Ph. dhe Armstorng, G., Parimet e Marketingut, 2013, fq.294).

Një firmë globale që duke operuar në më shumë se një vend, fiton avantazhe në kërkim/ zhvillim, të prodhimit, të marketingut dhe financiare, të cilat nuk janë të disponueshme për konkurentët vendas.Ekonomia globale e konsideron botën si një treg. Ajo minimizon rëndësinë e kufijëve kombëtar dhe krijon markat “transnacionale“. Një firmë e tillë mbledh kapital, siguron materiale dhe pjesë dhe prodhon e tregton mallrat e veta kudo që mund të bëjë punën më të mirë. Ciko (2007), thekson se zgjerimi i tregtisë së lirë ndikon në çështjet e reja si: konkurrenca, prokurimi, shërbimet, investimet dhe pronësia intelektuale.


1.3.4 Si perceptohet CEFTA?


Edhe pse CEFTA është një marrëveshje shumë dimensionale, opinioni publik gjithmonë përqëndrohet në efektin ekonomik.Në Kosovë ka pikëpamje të ndryshme rreth CEFTA-s.Nga njëra anë, mbështetësit liberal besojnë se marrëveshjet e tregëtisë së lirë janë thelbësore për rritjen ekonomike të vendeve më pak të zhvilluara. Edhe pse Kosova nuk mund të ketë përparësi absolute, ajoka avantazh krahasues në industrinë ushqimore dhe integrimi nëMTL-të si CEFTAështë një mënyrë e mirë për ti shfaqur ato.Thënë këtë, do të stimulohej industria dukeofruar treg më të madh dhe më të lirë për produktet e saj.
Nga ana tjetër, janë ata me një qasje më konservatore që besojnë se marrëveshjet e tregëtisë së lirësi CEFTA, janë arsyet kryesore për stagnacionin ekonomik të Kosovës për shkak se industria e Kosovës ende nuk mund të konkurrojë me ato të vendeve të rajonit. Të dy qëndrimet kanë gjetur hapësirë dhe janë bërë të zakonshme në këndvështrimin e populatës (Gjonbalaj, M., Musliu,A. dhe Ahmeti, S., 2011).

Duke pasur parasysh kompleksitetin e CEFTA-s dhe diversitetin e anëtarëve, studiues janë përpjekur për të shqyrtuar ndikimin e saj. Kersan-Skabic, në studimin Tregtia, Potenciali i CEFTA-s2006, ka për qëllim të analizojë arritjet në tregtinë e ndërsjelltë mes vendeve të CEFTA-s.Kersan-Skabic, përdor modelin e gravitetit për të llogaritur mundësitë e tregtisë së vendeve anëtare të CEFTA-s dhe gjeti se tregtia reale tejkalon tregtinë potenciale në shumicën e rasteve.Autori gjithashtu ka nxjerrë përfundime se si Shqipëria dhe Moldavia kanë potencial të rritjes së tregtisë me të gjitha vendet e tjera anëtare të CEFTA-s (Kersan-Skabic, I., 2009).Megjithatë, shqyrtimi literaturës në CEFTA dhe ndikimin e saj ekonomik për Kosovën, mungon ndjeshëm.


Kosova u bë anëtare fuqiplotë e CEFTA-s në Korrik 2007, tetë muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për antarësim. Marrëveshja për antarësim u nënshkrua nga UNMIK-u (United Nations Mission in Kosovo) në emër të Kosovës.Tre vite pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, edhe më tutje Kosova përfaqësohet në CEFTA përmes UNMIK-ut.Më 2008 institucionet kosovare ndërruan edhe vulat doganore, nga Doganat e UNMIK-ut në Doganat e Kosovës. Mirëpo ky akt i vendosjes së simboleve të reja, nuk u përcoll edhe me veprime tjera konkrete, siç është insistimi për tu përfaqësuar si shtet i pavarur dhe jo përmes UNMIK-ut. Për të ruajtur qëndrueshmërinë e tyre, kompanitë u detyruan që të gjejnë rrugë alternative: duke eksportuar mallin në Bosnje dhe Serbi përmes ndonjë shteti tjetër si ri-eksport apo duke gjetur tregje të reja (GAP, 2011).
Megjithatë këto rrugë alternative mbartin kosto shtesë për bizneset lokale.Deficiti tregtar i Kosovës mbetet i lartë dhe nuk është zbutur pas hyrjes së Kosovës në CEFTA, përkundrazi ai është rritur.Përkundër ankesave të institucioneve vendore si dhe letrave të dërguara nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) se ndërrimi i vulave nuk është në kundërshtim me Rezolutën 1244, Serbia dhe Bosnja vazhduan të bllokojnë mallrat kosovare, gjersa në të njëjtën kohë ato eksportojnë lirshëm mallrat e tyre në Kosovë (Kipred, 2012).
Marrëveshjet intergruese ndërkombëtare krijohen me qëllim eliminimin e pengesave në tregtinë reciproke mes shteteve anëtare, krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin dhe diversifikimin e tregtisë, nxitjen e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik, intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike për përfitim reciprok dhe për kontributin në procesin e integrimit në BE, kontribut në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me BE-në dhe për integrimin në sistemin tregtar shumëpalësh.

Download 0,54 Mb.

Do'stlaringiz bilan baham:
1   2   3   4   5   6   7   8   9   ...   20




Ma'lumotlar bazasi mualliflik huquqi bilan himoyalangan ©www.hozir.org 2024
ma'muriyatiga murojaat qiling

kiriting | ro'yxatdan o'tish
    Bosh sahifa
юртда тантана
Боғда битган
Бугун юртда
Эшитганлар жилманглар
Эшитмадим деманглар
битган бодомлар
Yangiariq tumani
qitish marakazi
Raqamli texnologiyalar
ilishida muhokamadan
tasdiqqa tavsiya
tavsiya etilgan
iqtisodiyot kafedrasi
steiermarkischen landesregierung
asarlaringizni yuboring
o'zingizning asarlaringizni
Iltimos faqat
faqat o'zingizning
steierm rkischen
landesregierung fachabteilung
rkischen landesregierung
hamshira loyihasi
loyihasi mavsum
faolyatining oqibatlari
asosiy adabiyotlar
fakulteti ahborot
ahborot havfsizligi
havfsizligi kafedrasi
fanidan bo’yicha
fakulteti iqtisodiyot
boshqaruv fakulteti
chiqarishda boshqaruv
ishlab chiqarishda
iqtisodiyot fakultet
multiservis tarmoqlari
fanidan asosiy
Uzbek fanidan
mavzulari potok
asosidagi multiservis
'aliyyil a'ziym
billahil 'aliyyil
illaa billahil
quvvata illaa
falah' deganida
Kompyuter savodxonligi
bo’yicha mustaqil
'alal falah'
Hayya 'alal
'alas soloh
Hayya 'alas
mavsum boyicha


yuklab olish